Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 6, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të Europës, për zyrën e Këshillit të Europës në Tiranë dhe statusin e saj ligjor.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA
22/12/2010

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim