VENDIM PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË FINANCIMIT DHE PROJEKTIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, DHE UJËSJELLËSIT, BERAT – KUÇOVË, SH.A., DHE KFW, FRANKFURT AM MAIN, PËR FINANCIMIN ME GRANT TË PROJEKTIT “SHËRBIME KONSULENCE PËR FORCIMIN E KAPACITETEVE TË UJËSJELLËS – KANALIZIMEVE, BERAT-KUÇOVË”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Punëve Publike dhe Transportit dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes së financimit dhe projektit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Ujësjellësit, Berat – Kuçovë, sh.a., dhe KfW, Frankfurt am Main, për financimin e projektit “Shërbime konsulence për forcimin e kapaciteteve të Ujësjellës -Kanalizimeve, Berat – Kuçovë”, me një grant prej 770 000 (shtatëqind e shtatëdhjetë mijë) eurosh, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.
Ky vendim hyn ne fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
22/12/2010
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA