Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Punëve Publike dhe Transportit dhe ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe KfW Frankfurt am Main, për financimin e programit “Infrastruktura bashkiake I”, nëpërmjet një granti prej 4 621 500 (katër milionë e gjashtëqind e njëzet e një mijë e pesëqind) eurosh, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA
22/12/2010

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim