Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 26, të ligjit nr.9665,datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë në Republikën e Shqipërisë”, dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktatave dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Punëve Publike dhe Transportit  dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Miratimin, në parim, të marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Ujësjellës – Kanalizime, Pogradec, sh.a.-ja, dhe KfW Frankfurt am Main, për financimin e programit “Mbrojtja mjedisore e liqenit të Ohrit, kanalizime Pogradec, III”, nëpërmjet një huaje prej 10 000 000 (dhjetë milionë) eurosh, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA
22/12/2010

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim