VENDIM PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË FINANCIMIT DHE PROJEKTIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPERISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, DHE UJËSJELLËS – KANALIZIME, POGRADEC, SH.A.-JA, DHE KFW FRANKFURT AM MAIN, PËR FINANCIMIN E PROGRAMIT “MBROJTJA MJEDISORE E LIQENIT TË OHRIT, KANALIZIME POGRADEC, III”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktatave dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Punëve Publike dhe Transportit dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes së financimit dhe projektit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ujësjellës – Kanalizime, Pogradec, sh.a.-ja, dhe KfW Frankfurt am Main, për financimin e programit “Mbrojtja mjedisore e liqenit të Ohrit, kanalizime Pogradec, III”, nëpërmjet një granti prej 3 456 250 (tre milionë e katërqind e pesëdhjetë e gjashtë mijë e dyqind e pesëdhjetë) eurosh, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
22/12/2010
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA