Keshilltarët bashkiakë të Korçës debat për Sekretarin e tyre dhe babanë e Vera Grabockës
U desh rreth një orë e njëzet minuta që të fillonte mbledhja e paralajmëruar e Këshillit të Bashkisë Korçë, për muajin Tetor. Në fillim të takimit merrnin pjesë të gjithë këshilltarët e krahut të djathtë dhe 17 nga këshilltarët e së majtës.
nbsp
Në rendin e ditës kishte 25 pika, por sipas Kryetarit të Këshillit të Bashkisë, zotit Ilia Pendavinji, dy prej tyre ishin emergjente: çështja e zgjerimit të varezave dhe dhënia e titullit ‘Qytetar nderi’ aktores Hollivudiane Luiza Dushku”.
Mbledhja filloi me dëgjimin e një grupi banorësh të lagjes 6-të, të cilët vijnë në mënyrë të përsëritur për të tretën herë në këtë Këshill. Problemi i tyre është çatia e pallatit e cila para disa muajve u përfshi nga flakë. Po afron stina e shirave dhe këta banorë janë në qiell të hapur. Shqetësimit të tyre Kryetari i Bashkisë, zoti Peleshi iu përgjigj se “topi është në anën e qeverisë, pasi ne kemi kryer të gjitha detyrimet ligjore, duke dërguar në Qeveri dokumentacionin përkatës. Banorët përsëri mbetën të pakënaqur, pasi dokumentat po shkojnë nga Korça në Tiranë, nga Bashkia në Prefekturë dhe ata vazhdojne te mbeten në qiell të hapur.
Pika e parë e rendit të ditës, ishte çështja e ndihmës ekonomike, e cila u votua pa problem nga këshilltarët e të dy krahëve.
Pika e dytë ishtë ”Propozimi për dhënien e titullit “Qytetar Nderi” aktores së Hollivudit Eliza Dushku. Këshilltarët e të dy krahëve ishin dakort, por kryekëshilltarja demokrate, Jonela Spaho, beri vërejtje lidhur me plotësimin e biografisë së Dushkut, ku “duhet theksuar origjina e saj nga Korça, gjë që nuk pasqyrohet në material”. Kryetari i Këshillit, zoti Pendavinji, pranoi vërejtjen e Spahos, por shtoi se kjo gjë është bërë në kushtet e emergjencës (se çfarë emergjence ka dhënia e një titulli të tillë, kjo nuk u shpjegua nga zoti Pendavinji).
Pika që ngjalli debatin e parë të fortë në Këshill ishtë pika e tretë, propozimi i Ekzekutivit bashkiak për emërtimin e një rruge. Rruga propozohet te marre emrin Myftar Grabocka, një prej emrave më të njohur të ishnomeklaturës komuniste në Qarkun e Korçës ( kujtojmë se Myftar Grabocka, është babai i regjizores së njohur Vera Grabocka). Këshilltari demokrat Pëllumb Beqiri e kundërshtoi me forcë këtë propozim, duke kujtuar se Grabocka është pjesëtar i atyre që për 50 vite kanë qënë përgjegjës për krime në Shqipëri. I menjëhershëm ka qënë reagimi i zotit Peleshi i cili tha se si Kryeatar Bashkie ai vlerëson disa prej punëve publike si, mbyllja e lumit që shkonte përmes qytetit, ndërtimi i parkut “Rinia” etj. Edhe kjo pikë u miratua, por vetëm me votat e së majtës.
Nga kjo pikë deri tëk pika 12-të u miratuan pa probleme dhe debate nga të dy krahët, ndërsa pikat 11 dhe 13, që kishin të bënin kryesisht me miratimin e kërkesave për ngritjen e çerdheve private për fëmijë, u shtynë pasi kishin mangësi në dokumentacion.
Jo pa debat, ndonëse shumë konstruktiv, ishte edhe çështja e ish Uzinës Mekanike Bujqësore. Kjo uzinë vazhdon të mbahet më këmbë falë kontributit të 8 punëtorëve dhe inxinierëve, të cilët me makinaritë ekzistuese vazhdojnë të prodhojnë dhe zhvillojnë shërbime të ndryshme. Të gjithë këshilltarët ranë dakort që të ngrihet një komision që të shohë mundësinë e vazhdimësisë dhe ripërtëritjes së kësaj uzine. Komisioni të përbëhet nga 2 këshilltarë të majtë, 2 të djathtë dhe një përfaqësues nga ekzekutivi.
Pikat nga 15 deri tëk 22 u kaluan brenda 5 minutave.
Pika që pati debatin më të ashpër dhe shkaktoi largimin e së djathtës nga salla ishte ndërrimi i sekretarit të këshillit Bashkiak. Sekretari i deriatëhershëm , Henri Grabocka, ishtë vendosur dy vite më parë kur drejtimi i Këshillit, për shkak të LSI, kaloi nga e majta tek e djathta. Votimi i 8 majit nxorri me shumicë absolute te majtën, ndaj edhe sipas tyre, u lind e drejta të bejnë këtë ndryshim. E djathta e kundërshtoi duke argumentuar se, vetë Kryetari zoti Peleshi deklaroi pas marrjes së mandatit të dytë, se do të jem bashkëpunues pavarësisht përkatësisë politike. Zoti Peleshi u justifikua duke thënë se kjo gje nuk kishte të bëntë me ekzekutivin mbasi Sekretari i Këshillit të Bashkisë ishte çështje e vetë këtij Këshilli.
Sipas ligjit, Sekretari duhet të zgjidhet me votim të fshehtë. Me hapjen e këtij votimi, e djathta braktisi sallën duke mos marrë pjesë në votim. Në përfundim sekretari i deritanishëm Henry Grabocka u shkarkua dhe në vendin e tij u zgjodh Mikel Qirio, propozuar nga krahu i majtë dhe për të cilin votuan të 18-të këshilltarët e së majtës.
Zyra per Transparence Qytetare, Korçë ndoqi edhe këtë herë në sallë mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Ngritur nga Qendra për Çështje të Informimit Publik dhe e mbështetur nga OSFA, anetaret e kesaj zyre ndokin nga afër mbledhjet e Këshillit Bashkiak. Qellimi kryesor është promovimi I pjesëmarrjes qytetare dhe transparnca në vendimarrjen lokale.
Pergatiti
Erget Cenolli
gazetar, ZTQ Korçë
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA