INFOCIP i dhuron Këshillit Bashkiak Durrës databazën online të vendimeve nga 2007-2011
Përpara se Këshilli Bashkiak i Durresit të fillonte diskutimin për Buxhetin 2011, mbledhja e dates 29 Shtator u hap me një ceremoni mjaft të veçantë. Qendra për Çështje të Informimit Publik dhe dega e saj në Durrës, Zyra për Transparncë Qytetare i dhuruan bashkisë së Durrësit databazën elektronike të vendimeve të Këshillit Bashkiak, Durrës që nga viti 2007 e deri në ditët e tanishme.
Kryetari i Këshillit Bashkiak, Z. Idrid Hamiti ftoi drejtorin Ekzekutiv të ÇIP, Gerti Shella të adresontë Këshillin Bashkiak dhe të bëntë një demonstrim mbi përdorimit online të databazës së dhuruar.
Databaza e akteve të Këshillit Bashkiak Durrës përban rreth 280 vendime të Këshillit Bashkiak të cilat janë dixhtalizuar nga ÇIP dhe më pas janë upload-uar online. Falë bashkëpunimit të ngushtë me kreun e Këshillit bashkiak, Z Hamiti dhe kryetarine bashkisë Durrës, Z Dako, kjo databazë do të jetë e linkuar edhe në faqen zyrtare të Bashkisë Durrës. Kjo databazë, e vetme në llojin e vet, konsolidon memorien institucionale të bashkisë së Durrësit dhe siguron vijushmëri institucionale në qeverisjen lokale.
Drejtori i ÇIP, Gerti Shella, në një fjalë të shkurtër, foli pwr misionin e ÇIP dhe të ZTQ-së Durrës. “Qytetarët durrsakë duhet të dinë se çfarë vendimesh merren në emër të tyre” është motoja e punës së Zyrës së transparencës në Durrës. “Një qytetar i informuar mbi normat ligjore që qeverisin qytetin është padyshim një qytetar më i mirë”, shtoi Shella. Drejtori i ÇIP ka kujtuar që demokracia në nivel vendor nuk është në një fazë kalimtare por një komponent esencial dhe një detyrë e shoqërisë e gjithëpranuar tashmë nga 44 vende europiane të cilat kanë ratifikuar Kartën Europiane të Autonomisë vendore të KE-së ku bën pjesë dhe Shqipëria.
Përdorimi i teknologjive të reja dhe hapja ndaj inovacionit është një ndër 12 Parimet e Qeverisjes së Mirë dhe Demokratike të Këshillit të Evropës. Falë punës dhe përkushtimit tëÇIP dhe ZTQ-së Durrës, Databaza e Akteve të Pushtetit Lokal Durrës do të ofrojë mundësi për të gjithë qytetarët që të njihen me vendimarrjen e Këshillit Bahkiak në çdo kohë, pa pagesë dhe në mënyrë efikase.
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA