Shtate keshilla per te zgjedhurit lokale
Shpesh degjojme shprehjen ‘qeveria vendore eshte qeveria me afer njerezve’? Ne fakt, une do te shkoja edhe me tej duke thene se “Qeveria qe qeveris me afer njerezve qeveris me mire nga te gjitha!” Drejtuesit e vertete e dine cfare duhet dhe ndermarrin hapat e duhur per t’u shkuar puneve deri ne fund! Ju tashme jeni ne nje pozicion kyc ku mund te sillni ndryshimin ne jeten e qytetareve te zakonshem ne komunitetet tuaja. Juve ju eshte dhene detyra dhe detyrimi fisnik per t’i sherbyer gjithe komunitetit dhe per te lene pas nje trashegimi pozitive per brezat e ardhshem. Ju ftoj ta shfrytezoni sic duhet kete moment! Shperblimi me i madh qe duhet te prisni eshte qe do te keni nderin t’i sherbeni komunitetit tuaj! Une ju ftoj te perqafoni plotesisht standardet e persosmerise ne punen tuaj te perditshme bazuar ne parimet e ndershmerise, transparences, efikasitetit, pergjegjshmerise, etikes, integritetit, dhe administrimit te shendoshe te financave publike.
Une ju ftoj:
– Te veproni si nje model shembull per praktikat etike dhe per nje proces demokratik;
– Te siguroni nje vizion per ofrimin e sherbimeve publike komunitetit;
– Te komunikoni me qytetaret dhe ta perfshini publikun ne vendimmarrje;
– Te krijoni nje klime profesionale pune;
– T’u paraprini dhe t’i zgjidhni veshtiresite e komunitetit;
– Te avokoni per nevojat e autoriteteve tuaja vendore ne forume te tjera; dhe
– Te nxisni bashkepunimin pertej ndarjeve politike per te miren e komuniteteve tuaja.
Me lejoni te ritheksoj edhe nje here dy pikat e fundit. Ju duhet te keni ne dispozicion mjetet dhe burimet e duhura per te kryer detyrat tuaja ne sherbim te se mires publike. Juve ju duhet po ashtu edhe nje organ kombetar dypalesh proaktiv qe mbron interesat vendore dhe qe ju mbeshtet nderkohe qe ju zgjeroni sherbimet vendore. Pavaresisht perkatesive politike, perpiquni te punoni se bashku per te lobuar prane qeverise qendrore per nisma shteterore qe ndikojne ne komunitetet tuaja. Eshte ne interes te komuniteteve tuaja qe ju te jeni konstruktiv dhe, ndonjehere, jopartiak, per te garantuar se qytetareve u sherbehet me mire nga vendime te marra ne nivel vendor. Nje shoqate e qeverise vendore ofron platformen ideale per promovimin dhe mbeshtetjen e nevojave vendore dhe per ndarjen e informacioneve dhe praktikave me te mira.
Nje shoqate ofron nje forum per krijimin e aleancave pertej partive per ceshtje me interes te perbashket vendore si reformat e planifikimit territorial dhe decentralizimit. Nje shoqate duhet, gjithashtu, te jete ne gjendje te ndertoje nje axhende legjislative te pervitshme dypaleshe per qeverine vendore dhe te nxise koalicione te gjera te nevojshme per kalimin e ligjeve te dobishme ne Kuvend dhe per te mos lejuar miratimin e ligjeve qe demtojne njerezit ne komunitetet tuaja.
* Ambasador, kryetar i Prezences se OSBE-se ne Shqiperi. Fjala e mbajtur dje, 28 shtator 2011, ne Konferencen e kryetareve te njesive te qeverise vendore
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA