Në nje vendim te rëndësishëm, Gjykata Kushtetuese konstatoi cenimin e te drejtës për gjykim brenda afatit te arsyeshem në cështjen me ankues shtesasin Ylli Dylgjeri. Vendimi u shpall në datë 3.10.2024 dhe është botuar në fletore zyrtare 170/2024. Vendimi eshte nje tjeter gur themeli ne adresimin e fenomenit dramatik te vonesave te shumefishuara gjyqesore me te cilat perballen sot qytetaret ….

 

 

ylli dylgjeri
Ne foto: Ylli Dylgjeri, ankues/kerkues ne GJK

 

Rasti në fjalë u përfshi nga INFOCIP në studimin me titull “Afatet e Gjykimit të Arsyeshëm 2026-2023”, i cili u mbështet nga parnerët tanë, Embassy of the Netherlands in Albania. Në faqen 117-127 të këtij studimi është publikuar gjithashtu edhe vendimi i Gjykatës së Lartë për rastin në fjalë, si një vendim me të meta dhe që iluastron qëndrimin e gabuar që ka mbajtur GJL sa i takon ushtrimit të rolit të saj si gjykatë kompetente në konstatimin e cëmit të afatit të gjykimt të arsyeshëm nga gjykata e apelit.

 

Ceshtja u përfaqësua në gjykimin kushtetues nga avokatja Etleva Haka (foto poshte, djathtas) , e cila ka një meritë të spikatur ne fitoren juridike te arritur. INFOCIP ofroi mbeshtetje per rastin ne fjale, duke e nxitur ata ne permasen e litigimit strategjik, qe duhet t’i jape fund praktikes problematike te vezhguar deri me sot.

 

av etleva haka

INFOCIP përgëzon Gjykatën Kushtetuese për kurajon profesionale në marrjen e këtij vendimi kurajoz, ne favor te drejtave te njeriut per nje proces te rregullt gjyqesor. Ky vendim, i shtohet disa vendimeve te tjera me kete objekt, duke e vendosur GJK ne pozitat e lavderueshme te gardianit te te drejtave te njeriut sa i takon zvarritjes se proceseve gjyqesore ne Shqiperi.

 

INFOCIP fton Gjykatën e Lartë e Republikës së Shqipërisë të reflektojë urdhërimet/arsyetimet e këtij vendimi në ankimet që ajo merr në shqyrtim si gjykatë kompetente për konstatimin e tejkalimit të afatit të gjykimit të arsyeshëm, sikurse parashikohet nga nenin 399/2 te KPC.

 

Jo vetëm GJK, por edhe GJEDNJ kanë kompletuar tashme jurisprudencën e duhur sa i takon cënimit të afatit të gjykimit të arsyeshëm në rastin e Shqipërisë. Çeshtja BARA & KOLA KUNDËR SHQIPËRISË (Kërkesat nr. 43391/18 dhe 17766/19) eshte gjithashtu nje gur themeli qecakton standartin me te cilit keto lloj ceshtjes duhet te tajtohen nga gjykatat vendase.

 

Gjykata e Lartë duhet të demostojë me vendime konkrete se ajo gjithashtu është linjëzuar më këto dy gjykata supreme ndaj saj. Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë duhet te kete gjithashtu kurajon profesionale per te mbrojtur te drejtat e qytetareve per nje proces te rregullt gjyqesor. Ne cdo rast, te drejtat universale te njeriut duhet te prioritarizohen nese ato konkurrojne me procese administrative te perkohshme, sikurse vetingu i gjyqtareve, dhe jo anasjelltas.

 

KLGJ duhet të marrë masa që organika e pamjaftueshmë në gjykatat e vendit të bëhet shkak për shkelje të drejtave të njeriut në procesin gjyqësor. Kjo është e vetmja mënyrë që GJK të respektohet nga gjykatat e tjera dhe nga organet e qeverisjes gjyqësore.

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim