Projekti STAR i UNDP mbylli rrugetimin 10-vjeçar ne ndihme te Reformes Administrative Territoriale
Projekti STAR III i UNDP përfundoi në 30 Qershor 2024. Për të shënuar rrugëtimin 10 vjeçar të partneritetit nëpërmjet tri fazave të projektit, UNDP, në bashkëpunim me partnerët financues të kësaj iniciative, organizuan eventin “Dhjetë Vite Partneritet për Avancimin e Agjendës së Decentralizimit dhe Reformës se Qeverisjes Vendore”.
INFOCIP ka qene partner kryesor me STAR qe ne vitin 2014, si pjese e grupit te punes per pilotimin e shkrirjes se komunave ne 61 bashkite e reja qe krijoi Reforma Administrativo-Territoriale. Ky bashkepunim vijoim me pas me STAR 2, gjate cilin INFOCIP implementoi standartin e unifikuar te publikimit te vendimeve te keshillave bashkike si dhe pajisi nje nmuer shume te madh te bashkive te vendit me faqe moderne interneti, si infrastrukture kyce per avancimin e agendes se transparences dhe mireqeverisjes ne nivel vendor.
Gjate STAR 3, INFOCIP avancoi me tej programin ligjor te konsultimit me publikun ne nivel vendor dhe krjoi Platformen www.konsultimivendor.al
Drejtori i INFOCIP, Gerti Shella ishte i ftuar te adresonte eventin si perfaqesues i shoqerise civile. Ai theksoi ne fjalen e tij domosdoshmerine e vijimit te asistences teknike per bashkite, te cilat sot perballen me sifidat e medha te digitalizimit te sherbimeve.
Fjala e plote e Drejtorit Ekzkutiv te INFOCIP, Z. Gerti Shella:
Te Nderuar….
Si fillim, falenderoj UNDP per ftesen per te adresuar kete event permbylles te rrugetimit 10 vjecar te projektit STAR. Intensiteti i larte me te cilin ky projekt asistoi qeverine shqiptare dhe bashkite e reja e perthyen perceptimin per kohen! 10 vjet kane kaluar kaq shpejt !
Bashkepunimi i INFOCIP me STAR nisi qe ne vitin 2014. Personalisht kam qene pjese e grupit te punes per pilotimin e shkrirjes se komunave ne 61 bashkite e reja qe krijoi Reforma territoriale. Burimet njerezore, organikat e reja, invetarizimi i sherbimeve ishin pjese e ushtrimit kompleks qe STAR ndermori ne ate kohe. Modeli u testua ne Bashkine Pogradec dhe Ura Vajgurore, sot Dimal per tu replikuar me pas ne te gjitha bashkite.
STAR do te ecte ne nje rruge te pashkelur, nderkohe qe pritshmerite ishin te medha… Projekti ishte ne nje kuptim celesi i solit ne nje pentagram asistence me shume nota e me shume partnere.
STAR 2 mberriti me shpejt se sa iku STAR 1. Strategjia Ndersektoriale e Decentralizimit, 2015-2020 ishte tashme partitura qe duhej interpretuar me sukses. Publikimi i plote online i vendimeve te KB ne format te standartizuar dhe te unifikuar ishte nje nder objektivat e Strategjise (objektivi IV).
STAR, ne bashkepunim me INFOCIP ne vitin 2017 asistoi direkt 33 bashki të publikonin vendimet e tyre online.
Me heret, INFOCIP, kishte ndihmuar rreth 15 bashki, nje pjese e mire qender qarku, te publikonin serine e vendimeve te keshillit qe nga viti 2007 e ne vijim, ne nje platforme moderne, te njohur nga gjithe sot si VENDIME.AL. Vetem disa bashki si Tirana, Shkodra, por edhe Kuvoca kishin krijuar vete nje tradite per publikimin e vendimeve, edhe pse jo ne format te standartizuar.
Fale bashkepunimit me STAR 2, të gjitha vendimet e 61 keshillave bashkiak që u krijuan pas zgjedhjeve të 2015-ës u dixhitalizuan dhe u publikuan online, me te njejtin standard nga Tropoja ne Konispol, nga Rrogozhina ne Pustec.
Nëse Shqipëria do të kishte ende 373 Bashki dhe Komuna, publikimi dhe standartizimi do ishin te pamundura, pasi nuk eshte njesoj të digitalizosh vendimet e 373 keshillave bashkiake e komunale krahasuar me vetem 61 njesi qe caktoi Reforma. Sa per ilustrim, mesatarisht nje keshill bashkiak miratonte rreth 80 vendime ne vit, kurse nje keshill komunal miratonte rreth 50. Me një perllogaritje te thjeshte do te duhej qe per periudhen e 1 viti, pervec 5000 vendimeve të 61 bashkive, te dixhitalizoheshin edhe 15 mije vendime te mbi 300 komunave.
Përmbyllja e procesit të digitalizimit dhe publikimit online me standart te unifikuar të vendimeve te 61 bashkive te Shqiperise brenda Nentorit 2018 u raportua si nje arritje e rendesishme e Shqiperise ne Samitin Boteror te OGP qe u mbajt ne Ottaëa te Kanadase ne vitin 2019.
Ne periudhen Dhjetor 2017-Dhjetor 2018 u digitalizuar rreth 10 mije vendime per 33 bashkite e asistuara nga STAR 2. Sot, ne vitin 2024, Platforma ka vijuar zgjerimin…ajo parmban mbi 50 mije vendime te keshillave bashkiake te te gjitha bashkive. Ajo eshte sot memorja vendimarrese e vete Refores Administrative.
Shqiperia renditet nder vendet e pakta qe publikon online me standart te unifikuar 100% te vendimarrjes se pushtetit vendor. Sot pas 7 apo 14 vitesh, standarti qendron ende. Ne e garantojme kete standart cdo dite se bashku me bashkite perftuese tashme, duke i dhene qendreshmeri produktit qe finalizuam me STAR 2.
Njesoj sikurse Fletorja Zyrtare eshte dokumenti historik dhe aktual ne te cilin botohen dhe hyjne ne fuqi ligjet dhe aktet normative te institucioneve qendrore, VENDIME.AL eshte fletorja zyrtare e 61 bashkive te RSH dhe pika e referimit per legjislacionin vendor. Ajo i ka sherbyer me se mire vizionit per unifikimin dhe stradartizimin e sherbimeve te qeverisjes vendore pas RAT.
***
Te nderuar kolege dhe bashkepunetore
Ne vitin 2015, shume bashki nuk kishin fare sisteme online. Shumica prej tyre nuk kishte as faqe zyrtare interneti. Vete fakti qe publikimi i vendimeve te keshillit behej ne nje platforme qendrore ishte tregues direkt i kesaj mugese. Ndërhyrja e tretë qe iu besua INFOCIP në kuadër të STAR 2 ishte logjike: pajisja e bashkive të reja me infrastrukture online, duke filluar se pari me faqet zyrtare.
Keto do të shërbenin jo vetëm si mjete komunikimi me publikun, por mbi të gjitha si platforma teknologjike për të përmbushur detyrimet e reja ligjore. Ligji për të drejtën e informimit, ligji për konsultimin publik, ligji për vetë-qeverisjen vendore, ligji për finacat vendore dhe një seri ligjesh të tjerat impononin krijimin e këtyre sistemeve dhe njëkohësisht rritjen e kapaciteve IT të bashkive të reja.
Më herët, INFOCIP kishte nisur një program asitencë për pajisjen e bashkive me faqe zyrtare; Bashkia Gramsh, Bashkia Pukë dhe disa bashki të tjera u pajisem me keto sisteme qe ne vitin 2016. Por ishtë ndërhyrja vendimtare e STAR 2 qe fiksoi standartin kombëtar sa i takon kësaj infrastrukture kritike. Në fillim 13 bashki u kualifikuan për të perftuar faqe zyrtare nga Projekti STAR2. INFOCIP implementoi komponentin me shpejtesi, brenda 6 muajsh. Më pas edhe 5 bashki të tjera u bënë pjesë e këtij programi. Caktimi i standarteve për ndërtimin e platformave u bë nga STAR 2 në bashkëpunim me ADISA dhe INFOCIP. AKEP gjithashtu ofroi një bashkëpunim cilësor në këtë fazë.
Pjesë e paketes se ndihmes ishte edhe pajisja me platforma ndihmëse profesionale, sikurse databazat e legjislacionit sectorial te perditesuar, Agis Geoportal për menazhimin efikas të territorit. etj. Sistemi i publikimit të vendimeve u integruan gjithashtu në faqet e reja zyrtare. Komunikimi me email per here te pare ne historine e bashkive shqiptare u zyrtarizua ne domainet me mbaresen .gov.al
KY ISHTE NJE MINI-REVOLUCION, QE I HAPI RRUGEN TRANSFORMIMIT TE MEVONSHEM DIGITAL NE OFRIMIN E SHERBIMEVE.
Numri i bashkive që sot përdorin faqe zyrtare internet sipas standartit STAR 2/ INFOCIP arrin në 45. Pas përfundimit të fazës së parë, shumë bashki të tjera konvertuan sistemet e tyre në platformat Toën Press qe ne pershtatem. Ky ështe një tregues domethenes suksesi sa i takon pranimit te standartit (slide me bashkite e reja)
Edhe sot, teksa ne flasim, Platformat Toën Press vijojnë të përzgjidhet nga bashkitë e Shqipërisë. Ne sapo kemi perfunduar faqen e re zyrtare per Bashkinë Maliq, sipas standartit qe u krijua nga STAR/ UNDP.
Si pjesë e paketës se sitemeve online, dhjetëra IT të bashkive u trajnuan nga INFOCIP/STAR 2, duke shtruar rrugën për transformimin dixhital në nivel vendor. Platforma Help Desk e krijuar nga INFOCIP ne 2019-en vijon të suportoje edhe sot me sukses IT e bashkive per menaxhimin e faqeve zyrtare, pavaresisht ndryshimeve te here pas hershme te stafeve IT.
Përmes këtyre sistemeve qe ne krijuam, behet e dukshme puna e jashtezakonshme e bashkive, por edhe puna ambicioze e programeve të tjera të asistences qe vijojne të punojnë në fushën e qeverisjes vendore.
Pas pilotimit, replikimit te modelit dhe unifikimit me te cilin u moren STAR 1 dhe STAR 2, STAR 3 prioritarizoi konsolidimin e standarteve te krijuara.
Asnje standard i caktuar nuk do te kishte vlere nese ai nuk do ti sherbente ne thelb demokracise vendore, ku Pjesemarrja e Publikut eshte nje gur themeli. “Promovimi i konsultimit publik dhe pjesëmarrjes në nivel vendor” ishte nje tjeter komponent i implementuar nga INFOCIP per projektit STAR 3. Nderhyrja nisi në fund të vitit 2021 dhe përfundoi në vitin 2023.
Detyrat ishin konkrete: te krijohej nje model ligjor per konsultime domethenese me publikun, konform parashikimeve te ligjit 146/2024 per Konsultimin Publik. Ky model mbante parasysh planizimin e procesit, njoftimin efikas të tij, realizimin dhe dokumenetimin e takimeve dhe ne fund reflektimin e rekomandimeeve në aktet finale të miratuara. Ankimi i palëve duhet të ishte gjithashtu një opsion real dhe i mundshëm për t’u aktivizuar.
Legjislacioni shqiptar vendos theksin në konsultimet publike duke i bërë të detyrueshme ne tematiken buxhetore, fiskale, mjedisore, pronesore, për të vijuar mandej me strategjitë dhe rregulloret që hartohen në nivel vendor.
Për të konsoliduar një model konsultimesh domethenese dhe mbi të gjitha sipas kërksave të ligjit:
- 14 konsutime publike u pilotuan në 7 bashki, Shkodër, Lezhë, berat, Patos, Roskovec, Kolonjë, Përmet
- Rreth 800 pjesemarres, qytetare dhe grupe interesi morën pjesë në konsultimet publike të organizuara
- Te gjitha takimet (14) u dokumentuan me audio-video dhe me foto profesionale (mbi 300 foto).
- Te gjitha takimet u protokolluan konform parashikimeve te Ligji
- Për herë të parë u krjuan ne format dixhital template e punës për kordinatorin e konsultimit publik, për çdo hallkë të procesit që përshkruhet nga ligji 146/2014
- Ne Berat dhe ne Permet u implementua per here te pare konsultimi buxhetor tematik me te rinj, konform detyrimit qe cakton “Ligji per Rinine” (Ligji 75/2019)
Ligji për konsultimin publik percakton mjete dhe infrastrukture që të jetë i zbatueshëm. Ifrastruktura baze eshte regjistri online per konsultimin publik. Per arsye qe nuk po ndalemi sot ti diskutojme, bashkite e shqiperise nuk jane te perfshira ne platformen qendrore konsultimipublik.gov.al
Per te adresuar hendekun, por edhe per te pilotuar nje model ne nivel te qeverisjes vendore, INFOCIP, ne bashkepunim me STAR 3 ndertoi nje platforme te dedikuar me domainin konsultimivendor.al Sikurse ligji e percakton, kjo platforme shërben si një pikë qendrore konsultimi. Nëpërmjet këtij regjistri sigurohet komunikim per të gjitha palët e interesuara tek organin public ne nivel vendor. Kjo formë gjithashtu siguron dhe forcon barazinë e p[aleve ne procesin e konsultimit puiblik .
Platforma u nderlidh me faqet zyrtare te internetit ne 6 bashkive pesemarrese te programit. Me vone u perfshire te tjera bashki partnere si Lushnje, Shijak dhe Divjake, etj
Kjo platfome, edhe pse vetem e pilotuar eshte e mirepritur te adoptohet nga institucionet qe asistojne qeverisjen vendore, ndoshta dhe nga AKSHI dhe te integrohet ne platformen zyrtare KONSULTIMI.AL. duke i dhene nje permase kombetare ne procesin e replikimit. Jam i bindur qe nese do te kishte patur nje STAR 4, kjo do te ishte nje tjeter objektiv i arritur …!!!!
Duke shpresuar se keto kontribute i kane sherbyer demokracise vendore, bashkive te shqiperise dhe vizionit te qeverise shqiptare te shprehur ne Strategjite e saj, une ju falenderoj per mundesine per te ndare edhe njehere me ju keto arritje dhe i uroj suksese kesaj konference .
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA