“NJE JETE PA DREJTESI”- Dokumentari trondites INSIDE STORY ne To Channel ekspozon krizen e thelle te vonesave gjyqesore
INFOCIP bashkepunoi me Median Kombetare Top CHANNEL per sjelljen e fakteve dhe deshmive te gjalla per vonesat gjyqesore. Shkelja e afateve te gjykimit te arsyeshem dhe rrjedhimisht shkelja e te drejtave te njeriut per nje proces te rregullt ligjor eshte identifikuar nga INFOCIP si nje nga krizat me te renda me te cilat perballen perdoruesit e gjykatave pas ndermarrjes se reformes ne Drejtesi.
“Ne Shqiperi nuk mjafton as nje jete e tere per te fituar drejtesi ne shkallet e sistemit gjyqesor”, keto jane fjalet me te cilat hapet ky dokumentar me deshimi dhe fakte tronditese per situaten e perkeqesuar te sherbimit te drejtesise nga gjykatat per qytetareet. Dokumetari i realizuar ne kuader te Programit “Inside Story” ka siguruar deshimi te forta te personave qe vuajne zvarritjet e shtuara ne dyert e gjykatave. Drejtori i INFOCIP gjithashtu ka sjelle analizen e plote te vonesave gjyqesore, bazuar ne te dhena te pakundershtueshme, te cilat perpunohen ne kuader te programit “Open Court”, qe implementohet nga INFOCIP.
Nje pjese te dhenave jane bere publike ne kuader te Konferences Kombetare qe INFOCIP mbajti ne date 21 Nentor 2023 nen titullin: Vonesat Gjyqesore ne Apel dhe Afatet e Gjykimit te Arsyeshem”. Gjetjet e sjella ne kete konference vijon e akoma te kene impakt te konsiderueshme ne tematiken qe Media Shqiptare po levron sa i takon Gjyqesorit dhe sfidave qe ai perball 8 vjet pas nisjes se Reformes ne Drejtesi.
Situata e hulumtuar nga INFOCIP dhe e sjelle me mjeshteri ne kete dokumentar unik ne llojin e vet, ekspozoi shkelje masive te drejtave kushtetuese dhe te drejtave te njeriut sa i takon zhvillimit te procesit gjyqesor brenda nje afati te arsyeshem. Po ashtu, ne dokumentar eveidentohet situata po kaq e rende per vete gjykaten, e cila sot ka numrin me te ulet historik te gjykatesve, teksa stoku i dosjeve rritet perdite ne nivele te pa-vazhguara ne gjithe historie e shtetit shqiptar.
INFOCIP falenderon gazetaren Albina Hoxhaj per realizimin me profesionalizem te kesaj teme kaq sensitive dhe trajmin me kurajo profesionale dhe respekt per te verteten.
Media ka nje rol te pazevendesueshme ne ekpozimin e problemeve dhe ne advokimin e interesit publik. Parneriteti me median eshte nje konstante e pandryshueshme ne pune tone si INFOCIP. Dokumentari me titull ” NJE JETE PADREJTESI” mund te ndiqet ne Youtube ne linkun: https://youtu.be/Yhhka8g924Y?si=k0xpZln2G27A1IAq ose duke klikuar direkt ne imazhin e meposhtem:
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA