Korça mirëpret Tryezen e Dytë Rajonale me temë: Konsultimi publik në nivel vendor – shkëmbimi i përvojave më të mira dhe përdorimi i teknologjisë së informacionit”
Shkodër: Takimi rajonal me bashkitë e Veriut për konsultimin ne nivel vendor. UNDP / STAR 3 dhe AMVV marrin pjesë në takimin e rëndësishëm
HARTA E RE GJYQESORE DEBATOHET NE TOP STORY. INFOCIP PARAQET OPSIONET E DALJES NGA KRIZA
2/2/2023 – Te merkure, date 1 Shkurt 2023, nisi implementimi i hartës së re gjyqësore, mes kundërshtive të forta, protestave dhe bojkotove nga avokatët. Reforma e rretheve gjyqesore vjen ne nje kohe kur kriza e mungeses se gjyqtareve eshte ne kulmin e vet dhe teksa treguesit e vonesave gjyqesore jane perkeqesuar ndjeshem.
Gjykata e Apelit ishte e para që aplikoi nga data 1 shkurt ndryshimet në mënyrën e funksionimit të saj në të gjithë territorin e Shqipërisë. Nga 6 gjykata apeli që kanë funksionuar derimë sot, sipas hartës së re gjyqësore do të ketë vetëm një Gjykatë të Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm e cila do të jetë me seli në Tiranë. Çdo qytetar në Republikën e Shqipërisë që kundërshton një vendim të dhënë në shkallën e parë të gjykatave do të duhet të apelojë këtë vendim në këtë gjykatë në Tiranë. Referuar organikës së miratuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, kjo gjykatë do të ketë në total 78 gjyqtarë, që përkon me numrin total të tyre në 6 gjykatat e apelit.
INFOCIP ka mbeshtetur qendrimin e reduktimit veten ne 3 dhe jo ne 1 te gjykatave te Apelit, duke argumentuar me shifra nevojen per te patur nje gjykate Apeli ne Shkoder dhe ne Vlore, pervec asaj qe do te jete ne Tirane. Drejtori i INFOCIP, Gerti Shella ishte i ftuar ti diskutonte keto opsione dhe veshtiresite qe pritet te ndeshen ne zbatimin e Reformes se Hartes Gjyqesore ne emisionin Top Story, ne Top Channel, drejtuar nga gazetarja e mirenjohur Grida Duma. INFOCIP ka intensifikuar nderveprimin me median per levrimin e tematikes gjyqesore dhe per analizen e problematikave qe cenojne eficviancen gjyqesore.
Shella argumentoi se KLGJ eshte e detyruar te mbylle gjykatat pasi Vettingu ka goditur rende trupen gjyqesore duke e larguar ng asistemi, nderkohe qe Shkolla e Magjistratures nuk ka prodhuar gjyqtare zevendesues per te amortuzuar krizen e shkaktuar nga organet e vetingut. Po ashtu, Shella argumentoi se KLGj duhet te gjeje zgjidhje ligjore pewr situate kritike qe pritet te krijohet si rezultat i stokut ne Gjykaten e Apelit te Juridiksionit te Pergjithshem, tashme me seli ne Tirane qe nga 1 Shkurti 2023.
INFOCIP po punon me KLGJ, gjyqtaret e medias dhe gazetaret ne kuader te programit “Open Court through Press Judges” per te adresuar permes diskutimeve te hapura rrugedaljet nga kriza dhe per te rikthyer sa me pare besimin e publikut tek organet e drejtesise.
Ndiqe te plote ne YouTube programin Top Story “Shkrihen gjykatat e Apelit, 32 mije dosje ne pritje”
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA