Bledar Dervishaj analizon kostot e jashtezakonshme te vonesave gjyqesore dhe anashkalimin e GJK nga Kuvendi
Qëndra për Çështjet e Informimit Publik, INFOÇIP pati kenaqesine te bashkepunoje ne kuader te vleresimit tematik “KOHËZGJATJA GJYQËSORE NË APEL 2016-2023 dhe AFATET E GJYKIMIT TË ARSYESHËM” me konstitucionalistin e mirenjohur, ish-keshilltar ligjor i Presidentit te Republikes dhe njekohesisht keshilltar ligjor i disa ministrave te drejtesise, Z. Bledar Dervishaj.
Në këtë tryezë, Z. Devishaj analizoi situaten a kostove me te cilat mund te perballet shtetit shqiptar ne kushtet e shtimit te ankimeve per vonesa tej afateve te arsyeshme ne gjykatat kompetente e deri ne GJEDNJ. Ai theksoi ne diskutimin e tij se e drejta për një proces të rregullt e garantuar nga neni 42 i Kushtetutës dhe Neni 6 i Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut është kthyer në një shkelje sistemike, e gjatë e vazhduar, dhe e pandërprerë.
Megjithë masat rregullatore dhe organiziative që ka marrë KLGJ dhe vet Gjykata e Apelit, ato ngelen të pamjaftueshme për ta rikthyer situatën në normalitet. Nëse Kuvendi i Shqipërisë, nuk merr masa emergjente kjo situatë e shkeljeve të të drejtave të njeriut do të na shoqërojë të paktën minimalisht edhe për 7 vite të tjerë dhe volumi i çështjeve me vonesa, do të rritet qoftë në Gjykatën e Lartë – Gjykatën Kushtetuese, dhe rrjedhimisht dhe në Gjykatën Evropiane. Shkaku, është boshatisja e gjykatave. Nuk ka gjyqtarë, procesi vetting ka nxjerrë jashtë sistemit më shumë se 60 % të trupës gjyqësore dhe ky proces do vazhdojë sipas programit.
Z. Dervishaj theksoi ne diskutimin e tij se “ajo që duhet të bëjnë palët politikbërëse janë ato detyrat që Gjykata Kushtetuese, ka arsyetuar në vendimet e saj, dhe që duhen përmbushur. Asgjë më shumë, asgjë më pak! Gjykata Kushtetuese, pas rigritjes së saj dhjetor 2020, ka marrë disa vendime, ku ka konstauar se është cenuar e drejta për një proces të rregullt ligjor, si rezultat i mosgjykimit të çështjes brenda afatit të arsyeshëm. Pa mohuar nevojën, rëndësinë dhe përfitimet që sjellin reformat në sektorin e drejtësisë, Gjykata RITHEKSON SE LIGJVËNËSI KA PËR DETYRË TË MARRË MASAT dhe të gjejë mjetet e duhura për ndryshimin e gjendjes faktike, me qëllim që ligjet të zbatohen dhe gjykatat e të gjitha niveleve të funksionojnë normalisht. Është përgjegjësi e shteteve kontraktuese të organizojnë sistemin e tyre gjyqësor, në mënyrë që juridiksionet e tyre mund t’u garantojnë të gjithëve të drejtën për të marrë një vendim përfundimtar për mosmarrëveshjet në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e tyre civile brenda një periudhe të arsyeshme”.
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA