Kryetarja e KLGJ, Znj. Naureda Llagami adresoi Konferencen Kombetare “KOHEZGJATJA GJYQËSORE NE APEL 2016-2023 dhe AFATET E GJYKIMIT TE ARSYESHEM” organizuar nga Qendra per Çeshtje te Informimit Publik, INFOCIP. Konferenca e Nivelit te Larte u mbajt ne Tirane, ne date 21 Nentor 2023, ne kuader te programit 2-vjecar te asistences “Open Court through Press Judges”, zbatuar nga INFOCIP, me mbeshtetjen e Ambasades se Holandes.

 

Znj. Llagami  pergezoi INFOCIP per ndihmen e ofruar gjate me shume se dy viteve bashkepunim cilesor me KLGJ. Ajo e vleresoi gjithashtu studimin e kryer si mjaft cilesor, qe ka mundur te ekpozoje me shifra situaten e krijuar me vonesat gjyqesore ne Apel.

 

Znj Llagami gjiithashtu theksoi qe ne fillim te fjales se saj se bashkepunimi me INFOCIP nder vite ka qene nje vlere e shtuar per KLGJ, e cila, nen drejtimin e saj, ka synuar te vendose ura komunikimi me aktoret e besueshëm te shoqerise civile, sikurse eshte INFOCIP.

 

Znj. Llagami njohu situaten e perkeqesuar te vonesave gjyqesore. Ajo nderlidhi ne fjalen e saj humbjen e trupes gjyqesore per shkak te largimit nga organet e vetingut dhe pamundesine per te bere zevendesime per shkak te pengesa te natyres ligjore qe ka KLGJ. Ajo theksoi se humbjet ne sistemin gjyqesor jane mbi 60% per shkak procesit te Vetingut. Po ashtu, jane rreth 60 vende vakante te identrifkuara por te cilat mbeten pezull per vendimarrje per shkak te zgjatjes se ankimimit ne KPA.

 

naureda llagami, klgj, INFOCIP, web

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim