9 Dhjetor 2021 – INFOCIP pati kenaqesine te shoqeroje gjate nje vizite pune ne Gjykaten e Apelit Tirane dhe Gjykaten e Apelit Durres Durres Koordinatorin Rajonal Te Qeverise se Holandes per Shtetin Ligjor, Z. Bart de Bruijn. Gjete ketyre vizitave ai u njoh nga afer me situaten e trupes gjyqesore si dhe me ngarkesen e çeshtjeve gjyqesor ne dy gjykatat kryesore te apelit ne vend.

 

Ne Gjykaten e Apelit Tirane ai u prit nga kryetari ne detyre i gjykates, Z. Ridvan Hado, Gjyqtarja e Medias, Znj. Edlira Petri si dhe nga Kancelarja e Gjykates, Znj. Lertida Balili.  Gjate takimit ai u informua mbi ngarkesen gjyqesore, numrin e gjyqtareve dhe mbi situaten e stokut.  INFOCIP lehtesoi keto takime pune, ne kuader te bashkepunimit te vendosur me Ambasaden Holandeze per te evidentuar problematikat e nistemin gjyqesor. Z. Hado e informoi Z. Bart lidhur me mnumrin me te vogelk historik te gjyqtareve qe HJA Tirane ka regjistruar ndonjehere, vetem 4 nga 22 qe kishte para fillimit te vetingut. Gjytarja e Medias, Znj. Edlira Petri gjithashtu e informoi z. Bart mbi situaten e vonesave gjyqesore si dhe mbi ngarkese e madhe qe duhet te perballoje nje staf i reduktuar gjyqtaresh, ne kushtet kur ankimet ne apel jane ne rritje dita dites.

 

Ne Gjykaten e Apelit Durres, Z. Bart de Bruijn gjithashtu u prit ne takim nga kryetari i Gjykates Z. Valbon Çekrezi, Gjyqtari i Medias, Z. Florian Kalaja si dhe nga Kancelarja Znj. Marsida Jani. Edhe ne Durres, Z. Bart mblodhi informacion per situaten faktike, veshtiresite e trupes gjyqesore dhe pa nga afer situaten e dosjeve ne pritje te shqyrtimit gjyqesor.

 

INFOCIP po punon per te ekpozuar para publikut dhe medias problemet me te cilat ballafaqohen sot gjykatat shqiptare, ne kushtet e mungeses se theksuar te gjyqtareve. Po ashtu, INFOCIP po punon ne kuader te Programit Kombetar te Asistences per te rritur rolin e gyqtareve te medias ne juridiksionet e Apelit. Projekti “Open Court through Press Judges” implementohen ne vijim te nje Memorandumi Bashkepunimi me KLGJ dhe mbeshtetet nga Programi MATRA permes Ambasades se Holandes ne Shqiperi.

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim