INFOCIP ka finalizuar nje tjeter bashkepunim te frytshme me koleget gazetare te Top Channel per t’u thelluar kete here ne argumentin e vonesave gjyqesore, tashme ne projeksionin e nje harte te re gjyqesore. “A do te ktheje situata per me mire, apo do te behet edhe me keq?” – kjo eshte pyetja themelore te ciles tenton ti jape pergjigje Dokumentari me titull “Gropa e Gjyqesorit”.

 

INFOCIP ka ofruar opInionin e vet te kualifikuar per trajtimin kesaj tematike. Nga te dhenat qe disponon, INFOCIP ka argumentuar se Reforma e Rretheve gjyqesore nuk do te mund te rrise eficiancen nese nuk do te shoqerohet me rritjen e numrit te gjyqtareve.  INFOCIP ngre alarmin se konsultimet publike po sherbejne si fazede dhe se ato nuk jane domethenese, ne kuptimin qe nuk do te mbahen parasysh nga hartuesit e hartes se re gjyqesore. INFOCIP po punon ne kuader te projektit “Open Court through Press Judges”, mbeshtetur nga Ambasada e Holandes ne Tirane, per te shtuar raportimet e medias ne tematiken e vonesave gjyqesore.

 

GROPA E GJYESORIT, TOP CHANNEL

Ndiqeni dokumentari ne you tube, duke klikuar imazhin:

 

TEKTI ORIGJINAL NE TOP CHANNEL:

 

Shqiptarët enden dyerve të gjykatave për të kërkuar drejtësi në procese që zgjasin mbi 5 vite. Shpesh vendimet bëhen të pamundura të ekzekutohen pasi qytetari humb jetën gjatë viteve të pritjes. Sot sistemit i mungojnë mbi 40 % e magjistratëve të larguar nga Vettingu por Harta e re Gjyqësore do të përgjysmojë numrin e Gjykatave. Pse grupet e interesit kanë dalë kundër dhe problemet që rrezikon harta e re gjyqësore. Shqipëria rrezikon një faturë qindra milionë euro nga dënimet e Strasburgut për për zvarritjet e gjyqeve.

 

Programi “Inside Story” është një cikël dokumentarësh investigativë që synon transparencën, gabimet e qeverisë, inkompetencën, indiferencën, financat publike dhe cështje të tjera. Ky produkt televiziv përfshin realizimin e intervistave me vetë protagonistët apo zyrtarët përgjegjës në terren, filmime në vendngjarje, informacione konfidenciale, materiale arkivore dhe dokumente zyrtare. Ky cikël trajton fenomene që prekin shoqvrinë tonë, nëpërmjet detajeve ekskluzive dhe të pathëna.

 
INFOCIP po punon me KLGJ, gjyqtaret e medias dhe gazetaret ne kuader te programit “Open Court through Press Judges” per te adresuar permes diskutimeve te hapura rrugedaljet nga kriza dhe per te rikthyer sa me pare besimin e publikut tek organet e drejtesise.
 

GERTI SHELLA TOP CHANNEL VONESAT GJYQESORE INSIDE STORY

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim