Me mbështetjen e Ambasadës Holandeze, në kuadër të Programit MATRA, INFOÇIP aktivizoi Programin e monitorimi dhe vlerësimit të kohëzgjatjes gjyqësore në apel 2020-2023. INFOCIP grupoi gjetjet e vleresimt tematik ne nje botim te posaçem, me rreth 130 faqe. Botimi titullohet ” Kohezgjatja gjyqesore ne Apel dhe Afatet e Gjykimit te Arsyeshem”.  Botimi eshte ne zhanrin e Vleresimit Tematik dhe i shtohet kolanes se botimeve te INFOCIP ne kete fushe specifike monitorimi.

 

Botim vjen ne nje format profesional, i gjithi me ngjyra dhe permban perpunime grafike qe mundesojne kuptimin e thelluar te analizes se treguesve te eficiances gjyqesore ne gjykatat e Apelit. Ne botim renditen gjetje dhe rekomandime te rendesishme, lidhur me situaten e vonesave gjyqesore ne gjykimin ne shkalle te dyte per cdo gjykata apeli deri ne vitin 2022, si dhe per Gjykaten e Apelit te Juridiksionit te Pergjithsehm Tirane, qe nisi nga pune ne 1 Shkurt 2023. Botimi permban analiza profesionale dhe rekomandime, bazuar mbi te dhena objektive.

 

kopertina 2023 gjykata e aplelit

Për të mundësuar analizën e mësipërme, INFOÇIP mblodhi dhe dixhitalizoi një volum të konsiderueshëm të dhënash gjyqësore, të cilat janë informatizuar në Platfomën www.gjykataehapur.al . Platforma është e hapur për të gjithë të interesuarit dhe lejon verifikimin e pavarur të gjetjeve të studimit. Tabelat në Platformë lejojnë gjithashtu renditje dhe filtrime të shumëllojshme, duke i mundsuar përdoruesve një larmi analizash profesionale sa i takon kohëzgjatjes së çështjeve gjyqësore. Kjo Platformë është gjithashtu një “terren testimi” për transparencën e gjykatave sa i takon disponimit të të dhënave për qëllime të statistikës gjyqësore dhe në këtë kuptin ajo gjithashtu vlerëson avancimin e qëllimit të Reformës në drejtësi për një sistem gjyqësor transparent.

 

Permes ketij Vleresimi Tematik, mundësohet krahasimi objektiv i treguesve të kohëzgjatjes gjyqësore që nga fillimi i Reformës në Drejtësi 7 vjet më parë e deri më sot. Treguesit përfshijnë si kohën e shqyrtimit gjyqësor ashtu edhe kohën e arsyetimit/dorëzimit të vendimeve, posaçërisht për çështjet e themelit.

 

Po ashtu, për herë të parë analizohen dhe identifikohen tërësia e çështjeve gjyqësore (civile dhe penale) që dolën jashtë afateve procedurale të gjykimit të arsyeshëm në apel gjatë periudhes 2020-2023. Nje tjeter risi e ketij botimi eshte krahasimi per here te pare i treguesve te kohëzgjatjes gjyqësore para dhe pas Reformës së Rretheve Gjyqësore. Po ashtu, për herë të parë vlerësohet respektimi i afateve ligjore për masat e sigurimit dhe urdhrat e mbrojtjes gjatë gjykimit në apel.

 

Studimi gjithashtu synon të avancojë me tej axhendën e vlerësimeve të pavarura të eficiencës gjyqësore nga aktorë të shoqërisë civile, duke adresuar edhe mungesën e statistikës gjyqësore, një problem që për fat të keq ka ardhur duke u thelluar nga viti në vit.

 

SHKARKO RAPORTIN/BOTIMIN E PLOTE NE PDF

Shkarko Permbledhjen Ekzekutive SHQIP  / Download Executive Summary IN ENGLISH

Shkarko Rekomandimet NE SHQIP / Download Recommendations in ENGLISH

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim