Nje mesazh promocional qe fton median te perdore te dhenat gjyqesore ne Platformen GJYKATAEHAPUR.AL
Në kuadër të aktiviteteve promovuese per Konferencen Kombetare, INFOCIP prodhoi dhe shperndau nje mesazh promovues qe synon të promovoje perdorimn e te dhenave gjyqesore per efekt te gezetarise cilesore. INFOCIP ka punuar intensivisht per te grumbulluar nje numer te lartë te dhenash gjyqesore qe mundesojne analiza te pavaruara dhe objektive mbi vonesat gjyqesore. Te gjitha keto te dhena jane me akses te pa-limituar publik dhe mund te perdoren ne Platformen www.gjykataehapur.al
Për periudhën 2020-2023, INFOÇIP mblodhi dhe analizoi 37854 vendime gjyqësore të dhëna nga gjykatat e apelit të juridiksionit të përgjithshëm (99-100% të totalit të vendimeve gjyqësore). Prej tyre, 32499 i takojnë tre-vjeçarit 2020-2022, ndërsa 5355 vendime janë dhënë në 6-mujorin e parë të vitit 2023 në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm (1 shkurt-31 Korrik).
Në analizë të krahasuar me treguesit e viteve pararendës (2016-2019) janë marrë kategoritë e vendimeve për çështjet e themelit, civile dhe penale. Vlerësimi tematik i kohëzgjatjes gjyqësore për çështjet e themelit realizohet sistematikisht nga INFOÇIP që prej vitin 2016, duke siguruar një bazë krahasimi të plotë të treguesve që nga momenti i fillimit të Reformës në Drejtësi.
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA