Të nderuar perfaqesues të institucioneve gjyqësore

I nderuar shkelqesi Ambasador i Holandes Vos,   

Të nderuar drejtues të Organizatave Ndërkombëtare,

Të nderuar kolege e pjesëmarrës

 

JU FALENDEROJ PER PJESEMARRJEN TUAJ SOT NE KETE TRYEZE KU DO SHPALLIM DHE DO DISKUTOJME GJETJET E VLERESIMIT TEMATIK TE PAVARUAR PER KOHEZGJATEN E SHQYRTIMIT GJYQESOR NE APEL.

 

Kanë kaluar tashme 8 vjet e tre muaj nga koha kur Kuvendi i Shqipërisë miratoi amendamentet kushtetuese të Reformës në Drejtësi. Sipas dokumentave parlamentare, Misioni i Reformes ishte sigurimi i një sistemi gjyqësor efektiv, efikas, të pavarur dhe transparent, në përputhje me praktikat më të mira europiane.

 

Efektiviteti dhe Efikasiteti perkthehen si një shërbim gjyqësor i shpejtë dhe cilësor ndaj publikut. Eleminimi i zvarritjeve gjyqësore është sinonim i efikasitetit. Vlerësimi i vonesave gjyqësore është rrjedhimisht një tregues i realizimit të vetë misionit të Reformës, në të paktën dy nga katër komponentët përbërës të tij.

 

Kushtetuta e Shqipërisë percakton se “Kujtdo i garantohet e një gjykim i drejtë dhe publik brenda një afati të arsyeshëm…”. Edhe Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut në nenin 6 të saj përcakton se: “Çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht dhe brenda një afati të arsyeshëm…”.

 

 

Për t’u përafruar me mire me garancitë e Kushtetutes dhe te Konventes, Kuvendi miratoi afatet prekluzive per gjykimin e arsyeshëm ne nenin 399/2 të K.Pr.C, i ndryshuar në vitin 2017 në kuadër të Reformës në Drejtësi. INFOÇIP e ka advokuar këtë proces që në fillesë, dhe ka përfaqësuar interesin e publikut për eleminimin e zvarritjeve gjyqesore.

 

Për fat të keq, vonesat janë rritur në nivele të pa-vëzhduara më parë, sidomos në apel dhe në shkallë të parë. Përveç vonesave eshtë rritur dhe stoku, në nivele që caktojnë rekorde historike. Situata në vitin 2023 mund dhe duhet të konsiderohet një emergjence kombëtare.  Pasojë direkte e kësaj situate, janë dhe numri i madh i gjykimeve qe tejkalojnë afatet e gjykimit të arsyeshme, duke cënuar në këtë këtë menyrë të drejtat e njeriut.

 

Në 12 tetor 2021, GJEDNJ dënoi shtetin shqiptar me 3500 Euro, plus shpenzimet gjyqësore për vonesat e shkaktuara në shqyrtimin gjyqesor ndaj dy shtetasve te saj (Çeshtja Barra dhe Kola Vs. Albania).

 

Fenomeni i ankimeve për vonesa gjyqësore tej afatit të arsyeshëm po gjen zgjerim. Bazuar në vëzhgimet empirike që INFOÇIP ka realizuar, numri i ankimeve në Gykatën e Lartë është nw rritje konstante, kurse aplikimet në Gjykatën Kushtetuese kanë arriture një rekord historik prej 500 ankimesh, nga rreth 50 që arrinin dikur për këtë objekt. Avokatwt vetw pohojnw se destinacioni final i këtyre ankimeve është Strasburgu.

 

Pavarësisht precedentit “Barra dhe Kola kundër Shqipërisë”, vetw gjykatat shqiptare barrën e reformës sa i takon vonesave ja kanë shkarkuar deri tani të gjithë në kurriz qytetarëve.

 

Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar !  Cilatdo qofshin arsyet, përfshi këtu edhe shkaqet objektive që lidhen me vetë reformat, INFOCIP qëndron fort pro këtij postulati që përcakton vetë thelbin e drejtësisë efektive.

 

Me mbështetjen e Ambasadës Holandeze, në kuadër të Programit MATRA, INFOÇIP aktivizoi në vitin 2022 monitorimin e kohëzgjatjes gjyqësore në gjykatat e apelit të juridiksionit të përgjithshëm. Ky program u ndërpre në vitin 2020, për shkak të pandemisë.  Ri- aktivizim është i rëndësishëm pasi:

 

  • Ndërlidh treguesit e periudhës 2020-2023 me periudhën 2016-2019 për të gjitha gjykatat e apelit në RSH (juridiksioni i përgjithshëm), cka mundeson krahasimin objektiv të treguesve të kohëzgjatjes gjyqësore që nga fillimi i Reformës në Drejtësi 8 vjet më parë e deri më sot.
  • Për herë të pare identifikon çështjet gjyqësore që dolën jashtë afateve të gjykimit të arsyeshëm në apel
  • Për herë të parë vlereson dhe krahason treguesit e kohëzgjatjes gjyqësore pas Reformës së Rretheve Gjyqësore, konretisht 6 mujorin 1 Shkurt-31 Korrik 2023.
  • Për herë të parë vlerëson afatet ligjore te shqyrtimit dhe arsyetimit për masat e sigurimit dhe urdhrat e mbrojtjes në apel për periudhën 4-vjecare 2020-2023,

 

Te dhenat janë informatizuar në Platfomën ëëë.gjykataehapur.al. e cila është e hapur për të gjithë të interesuarit dhe lejon verifikimin e pavarur të gjetjeve. Platformat E-Justice  jane sot nje domosdoshmeri dhe ne ftojme instucionet e pavarura te drejtesise dhe partnerwt e huaj te perdorin sa me shume avantazhet qe ato sjellin.

 

INFOÇIP ka ndërvepruar me KLGJ dhe stafet e gjykatave për të promovuar transparencën e gjykatave. Gjetjet synojnë të sensibilizojë KLGJ, ILD, Kuvendin dhe Qeverinë lidhur me rrezikun potencial që përfaqësojnë vonesat e shtuara gjyqësore ndaj besueshmërisë së reformave, financave publike dhe mbi të gjitha ndaj interesit legjitim të qytetarëve për të marrë në drejtesi ne kohë dhe me cilësi  nga gjykatat.

 

IMG_0560 - Copy

 

IMG_0563 - Copy

 

[1]

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim