Përmbyllet konstituimi i Këshillit Bashkiak, Durrësit. Buxheti 2011 vendoset në rendin e ditës
Bashkia Durrës më në fund do të ketë buxhetin e saj të shumëpritur. Lajmi u bë i ditur në mbledhjen e rradhës të Këshillit Bashkiak të qytetit ajo e datës 22 Shtator mbledhje gjatë së cilës u përmbyll kostituimi i këtij Këshilli. Kostituimi i Këshillit të ri ishte kushti i fundit për të kaluar drejt miratimit të buxhetit. Vonesat në miratimin e buxhetit ishin bërë tashmë të pajustifikueshme.
Zyra e Transparencës për Qytetarin në Durrës, e ngritur nga Qendra për Çështje të Informimit Publik e që mbështetet nga një program i National Endowment for Democracy me financimin e Kongresit Amerikan u bë në këtë situatë zëdhënëse e shqetësimit qytetar. Deklarata për shtyp e dhënë nga zyra pak ditë më parë u pasqyrua gjërësisht në media pasi shumë reale dhe e vlefshme. Vetë kryetari i Këshillit të ri bashkiak Indrit Hamit pohoi në bisedë me anëtarët e zyrës që kish ndjekur me vëmendje deklaratën e cila padyshim ishte e dobishme pasi shtynte drejt marrjes së hapit vendimtar për miratimin e buxhetit. Miratimi i buxhetit do të jëtë pika e parë e rendit të ditës e mbledhjes së ardhshme e cila do të mbahet brënda muajit Shtator më saktë më datë 29-të. Deklarata për shtyp e Zyrës së Transparencës për Qytetarin synonte të nxirrte në pah faktin që s’ka justifikim që mban kur flitet për të miratuar buxhetin bashkiak e sidomos kur bëhet fjalë për qytete ne rëndësi ekonomike si Durrësi.
Në mbledhjen e tij të dytë, Këshilli Bashkiak i Durrësit ndërkohë ka përmbyllur proçedurat për konstituimin e plotë të tij, duke zgjedhur sekretarin dhe duke formuar komisionet e përhershme të Këshillit Bashkiak. Meliha Maloku u rizgjodh edhe për një mandat tjetër në detyrën e sekretares së Këshillit Bashkiak, ndërkohë që u krye edhe caktimi i anëtarëve në 10 komisionet e përhershme. Në këtë pikë të fundit, forcat politike që më parë kishin vendosur, me konsensus, që drejtimi i gjysmës së komisioneve të përhershme t’i lihej opozitës.
Mbledhja u hap me administrimin e betimit të Seid Kërtushës, këshilltar i Partisë Demokratike, i cili kishte munguar në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak. Kjo i dha fuqi juridike statusit të tij si anëtar i Këshillit Bashkiak të Durrësit. Njëkohësisht, mbledhja pranoi dorëheqjen e Sotir Ngresit, këshilltar i Partisë Socialiste. Mandati i këshilltarit është i papajtueshëm me detyrën që ai kryen në administratën e Bashkisë, kështu që dorëheqja ishte e detyrueshme. Ai u zëvëndësua me emrin e radhës në listën e Partisë Socialiste, që ishte Astrit Duçi.
Mbledhja kreu edhe ndarjen e komisioneve të përhershme të Këshillit Bashkiak, duke caktuar edhe drejtuesit për secilin komision. Komisionet do të marrin në diskutim projekt-vendimet e sjella nga Bashkia, përfshirë edhe buxhetin e këtij viti, që ato të jenë më pas gati për t’u shqyrtuar në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak, që u caktua më datë 29 shtator 2011.
Zyra e Transparencës Qytetare Durrës, e ngritur nga Qendra për Çështje të Informimit Publik dhe e mbështetur nga National Endowment for Democracy, NED, ndoqi nga afër mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak. Anëtarët e Zyrës janë tashmë pjesë përbërëse e këtyre mbledhjeve. Ka qenë vetë kryetari Indrit Hamiti ai që është shprehur i gjithvullnetshëm për të bashkëpunuar ngushtë me ZTQ-në duke u nisur nga serioziteti që e gjithë struktura e projektit ambicioz për transparencë bart. Në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Bashkiak në këtë rrjedhë bashkëpunimi do të jetë në rend dite edhe dorëzimi i akteve të dixhitalizuara nga ana e ÇIP dhe ZTQ-së Këshillit Bashkiak të Durrësit.
Valbona Mehmeti
Gazetare
Team Leader, ZTQ, Durres
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA