Gjykatat e Larta kanë një rol themelor e të domosdoshëm në procesin e harmonizimit të praktikës gjyqësore në vend me standardet ndërkombëtare dhe adresimin e sfidave aktuale të reformës në drejtësi. Ky ishte mesazhi kryesor i konferencës ndërkombëtare të organizuar në Tiranë nga Gjykata e Lartë Shqiptare në kuader te jubileut te 110 vjetorit te Dites se Drejtesise.

 

Konferenca mblodhi gjyqtarë nga Gjykatat Supreme të Gjermanisë, Italisë, Francës, Azerbajxhanit, Turqisë, Maqedonisë së Veriut, Kosovës, Malit të Zi, si dhe nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut dhe Gjykata Federale e Taksave e SHBA-së. Diskutimi u fokusua në piketat kryesore të rrugëtimit më shumë se një shekullor të Gjykatës së Lartë të Shqipërisë dhe transformimit të saj nga vlerat kombëtare në ato më universale.

 

Qendra per Çeshtje te Informimit Publik ishte e ftuar ne kete konference per ta prezantuar kontributin e saj ne fushen e promovimit te nje drejtesie efikase dhe pa vonesa. INFOCIP gjithashtu risolli permes stendave praktiken kryesore vendimarrese 110-vjeçare te Gjykates se Larte. Afishimi i ketyre stendave u be ne pjesen e jashtme te mjediseve ku u mbajt Konferenca nderkombetare, ne Hotel Rogner.

 

shella president ambasador konferenca 110 vjet gjl

 

rogner ekspozita 10 maj

 

Në fjalën e tij hyrëse, Sokol Sadushi, Nënkryetar i Gjykatës së Lartë të Shqipërisë, përshëndeti pjesëmarrësit dhe u ndal tek rritja e besimit të publikut tek sistemi i drejtësisë e cila mbetet sfidë kryesore. “ Gjyqësori e përmbush misionin e tij në mënyrë efektive vetëm kur publiku krijon besim tek, gjykatat, se edhe kur gabojnë, veprojnë krejtësisht të pavarur. Kjo do të thotë besim në një gjyqësor të pavarur, të ndershëm dhe të paanshëm, për të mbrojtur demokracinë dhe shtetin e së drejtës”, u shpreh Sadushi.

 

Presidenti i Shqipërisë Sh.T Bajram Begaj në fjalën e tij u shpreh se Gjykata e Lartë ka një kontribut të pazëvendësueshëm duke krijuar mundësinë për të patur një jurisprudencë në përputhje me standardet dhe parimet e të drejtës evropiane si dhe në respekt të mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

 

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj në fjalën e saj u ndal në rëndësinë e pavarësisë së pushtetit gjyqësor si një nga shtyllat kryesore të shtetit të së drejtës. Naureda Llagami, Kryetare e Këshillit të Lartë Gjyqësor të Shqipërisë u fokusua në rëndësinë dhe nevojën e reformës në drejtësi.

 

Konferenca u pershendet edhe nga Yuri Kim, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Christiane Hohmann, Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Christophe Poirel, Drejtor i të Drejtave të Njeriut, Drejtoria e Përgjithshme për të Drejtat e Njeriut dhe Sundimit të Ligjit në Këshillin e Evropës, dhe  pasua ne nje sesion i dedikuar referateve me tematika te posacme te mbajtuara nga gjyqtare dhe juriste te shquar.

 

Darian Pavli, perfaqesues i Shqiperise ne GJEDNJ gjithashtu adresoi Konferencen mbi temtiken e vonesave gjyqesore qe ka krijuar Reforma dhe implikimet qe ato kane ne sferen e te drejtave te njeriut.

 

Gjate Konferences, INFOCIP pati mundesi te shkembente mendime me pjesemares te shquar ne kete takim jubilar, sikurse me kryetaren e Gjykatës Kushtuese në Kosovë, Znj. Gresa Caka-Nimani, ish-kryetaren ne detyre e Gjykates Kushtetuese te Shqiperise, Znj Vitore Tusha, ish kryetaren e Gjykates se Larte, Znj.  Shpresa Beçaj etj. Ne keto takime kortezie ishin te pranishem edhe partneret e INFOCIP, konkretisht Ambasada Holandeze, permes Znj. Edlira Osmani ( Senior Policy Officer – Rule of Law). INFOCIP prej vitit 2021 po implementons e bashku me Ambasaden Holandeze projektin “Open Courts through Press Judges”. Projekti synon hapjen e gjykatave ndaj medias dhe Publikut. Ditet e hapura dhe konferencat kombetare dhe nderkombetre jane nje nder menyrat qe mundesojne nje komunikim me intensiv te gjykatave me te gjitha palet e interesuara dhe vencanerisht me median, dhe permes saj edhe me Publikun e gjere.

 

gerti ish kryetare t ekushtetuese

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim