5 Maj 2023 – Me rastin e 110 vjetorit të Gjykatës së Larte, qe shenon edhe Diten Kombetare te Drejtesise, INFOCIP ka marre persiper te intesifikoje nderveprimin me publikun duke organizuar ne bashkepunim me GJL edhe disa aktivitete ne kornisen e diteve te hapura.

 

Nje prej tyre eshte edhe ekpozita me vendimet me historike te Gjykates se Larte nder vite.  Ajo do të qëndrojë e hapur e hapur për publikun, në ambientet e jashtme të GJL  në datat 5 dhe 6 maj 2023. Ekspozita ofron për publikun një sërë dokumentash historike të siguruara në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave.  Foto dhe akte juridike me rendesi, që datojnë në periudha të ndryshme gjatë historisë 110 vjeçare të Gjykatës së Lartë, jane sjelle nga INFOCIP ne format forex te ekspozueshem. Kjo qasje mundeson rritjen e aksesit te publikut ne dokumentat gjyqesore, pa rrezikuar integritetin e tyre ne leter (format ne te cilin ato konservohen nga institucioni i arkives).

 

Dokumetat historik dhe ekspozimi i tyre u vleresuan nga INFOCIP si nje menyre miqesore per te sjelle publikun ne dyert e Gjykates se Larte, per t’u njohur me punen konkrete nder vite si dhe per te hapur Gjykaten ndaj publikut dhe medias. INFOCIP po punon edhe ne kuader te projektit “Open Courts Through Press Judges” per te shtuar nderveprimin e gjykateve me publikun dhe median, duke synua shtimin e besimin tek drejtesia.

 

Krahas faksimileve të shumta të ekpozuara, ne oborrin e Gjykates se Larte u paraqiten edhe punime nga nje ekpozite pikture me tematike mbi drejtesine. Ekspozita paraqiti punime nga nxënësit e Liceut Artistik “Jordan Misja”, gjimnazi “Sami Frashëri” dhe shkollat 9 vjeçare “Jeronim de Rada”, “Mihal Grameno”, “Kosova”, “Osman Myderizi” dhe “Vasil Shanto”.

 

shella ekpozita gjykata e larte

forex 3
forex 4
forex 5
forex 6
forex 7

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim