110 vjet Gjykate e Lartë – INFOCIP në dokumentarin për jubileun e Drejtesise Shqiptare
Garantimi i të drejtës së publikut dhe medias për t’u informuar duke ofruar një informacion të drejtë, të barabartë dhe në kohë të arsyeshme, pa përfshirë dhe pa penguar marrëdhënien e gjykatës me palët ose pjesëmarrësit në gjykim, mbetet një nga përparësitë e Gjykatës se Larte. Ne aktivitete jubilare qe perkujtojne 110 vjetorin e Kanunit te Zhurise, INFOCIP bashkepunoi me GJL per te zgjeruar fokusin e nderveprimit me publikun, duke ofruar nje kontribut te drejperdrejte edhe ne realizimin e nje dokumentari te posaçem per kete qellim.
Dokumentari i transmetua ne Konferencen Nderkombetare te organizuar nga Gjykata e Larte e RSH me rastin e aktiviteteve per jubileun. Ne kete Konference ishin te ftuar kreret e Shtetit Shqiptar, kreret e institucioneve te drejtesise, te te gjitha gykatave dhe prokurorive te vendit si dhe personalitet te mirenjohja nderkombetare ne fushen e se drejtes. Ftese te posaçme ne keto aktiviteti kishte edhe INFOCIP, si nje nder kontributoret e rendesishem nga Shoqeria Civile ne promovimin e parimeve te shtetit se drejtes dhe te nje drejtesise funksionale ne Shqiperi
Mbajtja e vazhdueshme e marrëdhënieve me publikun drejtpërdrejt apo nëpërmjet medias kërkon përshtatjen me format më të reja dhe efikase të shpërndarjes së informacionit. Kjo ka ardhur si nevojë e zhvillimit të TIK por edhe të detyrimit që ndjen Gjykata për t’i ofruar publikut informacion te gjithanshem, me synim forcimin e besimit tek drejtesia.
Gjykata e Lartë, ka qene pjese e tryezave qe INFOCIP zhvilloi me gyqtaret holandeze te medias, duke ofruar nje kontribut te vecante ne diskutimet profesionale per kete qellim. Gjykata e Larte arriti e para te jete e pranishme në rrjetet sociale si Linkedin, Facebook, me qëllim ofrimin e informacionit të gjithë kategorive të moshave dhe formimit të publikut. Perdorimi i plartformave te rrjeteve sociale eshte nje nder mjetet inovative qe parashikon formati i ri i komunikimit publik per te cilin po punon KLGJ dhe INFOCIP
Çdo aktivitet që përfshin Gjykatën e Lartë, jo vetëm të aspektit vendimmarrës por edhe të tjera që lidhen me administrimin e drejtësisë në përgjithësi apo kontributin e saj në konsolidimin e gjyqësorit, pasqyrohen rregullisht në faqen e saj web. Transmetimi i informacionit të vërtetë dhe të paanshëm tek publiku, është detyrim dhe angazhim i vazhdueshëm i Gjykatës së Lartë, i cili shprehet periodikisht në formë njoftimesh por edhe në formën e kontaktit të afërt të Zëvendëskryetarit të Gjykatës me përfaqësues të medias çdo fund viti.
Gjykata e Lartë ka përgatitur edhe një plan për aktivizimin e “Ditëve të Hapura” të gjykatës, me qëllim që publiku të rikonceptojë gjykatën si institucionin që ofron shërbim ndaj tij dhe që është i aksesueshëm. Për të bërë të mundur këtë, në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë në rubrikën Akreditim, është krijuar mundësia për të dërguar një email në lidhje me pjesëmarrjen gjatë seancave gjyqësore, apo për të vizituar Gjykatën e Lartë.
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA