10.01.2024 – Ne Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Penale, u zhvillua nje takim per mardheniet Media-Gjyqesor, i organizuar nga Zyra për Marrëdhëniet me Publikun dhe Median, nën drejtimin dhe moderimin e Gjyqtares për Median Migena Laska. Në takim u fol lidhur me lehtesimin  komunikimit Media-Gjyqesor. Gjithashtu u evidentuan problematika të ndryshme të konstatuara si dhe u dhanë mendime për përmirësimin, bashkërendimin dhe avancimin e marrëdhënieve të Gjykatës me Publikun dhe Median.

 

migena laska

 

 

 

 

 

Ndër të tjera Gjyqtarja për Median pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, prezantoi për të pranishmit, ecurinë e deri tanishme (përgjatë vitit 2023) të veprimtarisë së Zyrës për Marrëdhënit me Publikun dhe Median, si dhe parashtroi vizionin, iniciativat e propozuara, dhe qëllimet e kësaj zyre në kuadër të funksionimit dhe zhvillimit të mëtejshëm në përafrimin e marrëdhënieve ndërmjet Gjykatës, Publikut dhe Medias.

 

INFOCIP u perfaqesua ne kete takim nga Drejtori Ekzekutiv, INFOCIP, Z. Gerti Shella. Ai theksoi nevojen per hapjen e metejshme te gjykatave ndaj publikut dh pergezoi punen e deritanishme te bere ne Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Shella pergezoi gjyqtaren Migena Laska per punen e deritanishme dhe prazantoi edhe njehere parimet e nderveprimit Media Gjyqesor.

 

Ne kete takim ishte e pranishme edhe gjyqtarja Marçela Shehu, e cila ka mbajtur pozicion e gjyqtares per mediat ne KLGJ deri ne fund te vitit 2023 si dhe ka drejtuar grupin e punes per Udhezuesin Standard Media Gjyqesor. INFOCIP ka qene pjese e ketij grupi pune ne kuader te Projektit “Open Court through Press Judges”. Po ashtu te pranishem ne takimn koordinues  ishin edhe kancelari i Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Z. Donald Xhelilaj, Kryesekretarja e Dhomes Penale, Adela Ymeri Cinari, Koordinatorja për Median, Znj Ola Ismaili si dhe stafe te tjera mbeshtetes te gjykates.

 

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale mori pjesë në një takim të organizuar nga Zyra për Marrëdhëniet me Publikun pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm të Tiranës në kuadër të komunikimit transparent midis sistemit gjyqësor, publikut dhe medias. Në këtë aktivitet ishte e ftuar edhe znj. Besa Velaj, Drejtor i Kabinetit të Komisionerit, ndërsa ishin të pranishëm edhe përfaqësues të shoqërisë civile apo medias.

 

Takimi kishte në fokus të tij analizimin e veprimtarisë së kësaj gjykate në këndvështrim të përmbushjes së detyrimeve që burojnë nga ligji për të drejtën e informimit dhe ai për mbrojtjen e të dhënave personale, diskutimin për forcimin e bashkëpunimit me partnerët në rritjen e efikasitetit të mekanizmave informues, si dhe në funksion të plotësimit të detyrimeve ligjore për Programin e Transparencës. Zyra e Komisionerit kontribuoi në këtë takim me trajtimin në balancë dhe proporcionalitet të çështjeve ku ndërvepron e drejta për informim dhe ajo për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve.

 

Takimi u mbyll me angazhimin e marre per te avancuar me tej gjate diteve te hapura te gjykates nderveprimin e shtuar me median dhe me publikun. Udhëzuesin Standard të Marrëdhënieve të Gjykatave me Publikun dhe Median eshte nje udherrefyes se sy nderveprim mund te zhvillohet e mirekuptim te rolit dhe detyrave respektive te Gjyqesorit dhe Medias.

 

Këshilli i Lartë Gjyqësor, në Mbledhjen Plenare të datës 06.12.2023, në përmbushje të detyrimeve të tij ligjor, miratoi Udhëzuesin Standard të Marrëdhënieve të Gjykatave me Publikun dhe Median. Ky vendim i rëndësishëm synon rritjen e transparencës së gjykatave ndaj medias dhe publikut. Po ashtu, Udhëzuesi synon të rrisë besimin dhe bashkepunimin mes Medias dhe Gjyqësorit.

 

Procesi per miratimin e ketij akti te rëndësishëm u nxit dhe u facilitua nga Qendra për Çeshtje të Informimit Publik, INFOCIP, në kuadër të Programit “Open Courts through Press Judges”. Përpjekjet e mëparshme, të nisura që në vitin 2018 nga projekti Euralius nuk kishin sjellë rezultat. Udhëzuesi në formën e tij fillestare nuk ishte në harmoni me ligjet e Reformës në Drejtësi dhe as me legjislacionin për të drejten e informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale në Shqipëri

 

LINK Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë

LINK, Komisioner për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale

 

 

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim