Takim miqësor në KLGJ per raportimin e rezultateve te bashkëpunimit dy-vjeçar
22 Dhjetor 2023 – Kryetarja e KLGJ, Znj. Naureda Llagami priti sot në një takim miqësor Ambasadorin e Holandës në Tiranë, SH.T. Reinout Vos. Ai shoqërohej në këtë takim nga Keshilltarja per Shtetin e se Drejtes Znj. Edlira Osmani. Në këtë takim gjithashtu ishte i pranishëm edhe Drejtori i INFOCIP, Z. Gerti Shella.
Në takim u diskutua për klimën e shkëlqyer të bashkëpunimit që ekziston mes KLGj dhe partnerëve ndërkombëtarë që ofrojnë mbeshtetjen e tyre për avacimin e Reformës në Drejtësi.
Kryetarja e KLGJ, Znj. Llagami falenderoi Ambasadorin Vos për ndihmën cilësore dhe të qëndrueshme që ka ofruar në kuadër të programeve të asistencës për organet e qeverisjes së gjyqësorit dhe gjykatat. Ajo shprehu besimin se bashkëpunimi do të njohë rritje cilësore edhe në vitin 2024.
Drejtuesi i INFOÇIP, Gerti Shella falenderoi KLGJ për rezultatet e bashkëpunimit në kuadër të Projektit “Open Court through Press Judges”. KLGJ dhe INFOCIP kanë ndërvepruar që prej vitit 2021 në partneritet përmes një Memorandumi Bashkëpunimi, të firmosur mes palëve në dt 14. 94.2021.
Një ndër objektivat e këtij bashkëpunimi ka qenë nxitja e shkëmbimeve profesionale mes gjyqtarëve holandëzë të medias dhe gjyqtarëve shqiptarë të medias. Po ashtu, pjesë e rezultatateve konkrete të projektit ka qenë miratimi i një udhëzuesi standard Media-Gjykatë, i cili u miratua në nga KLGJ në datë 6 dhjetor 2023. Z. Shella raportoi si të përmbushura me sukses të gjitha objektivat e bashkëpunimit të përcaktuara në Memorandumin mes palëve.
Kryetarja e KLGJ, Znj. Llagami theksoi në takim nevojën e avacimit të standarteve të arritura si dhe adresoi synimet për një hapje të mëtejshme të gjykatave ndaj Publikut dhe Medias, përmes ndihmës direkte të partnerëve të KLGj dhe shoqërisë civile. Takimi u mbyll me urimet e ndërsjellta për festat e fundivitit dhe me dëshirën për forcimin e bashkëpunimit në të ardhmen.
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA