INFOCIP harton draftin e Udhezuesit Standard Media-Gjyqësor, sipas modelit holandez
22 Qershor 2022 – INFOCIP hartoi një draft të avancuar të Udhëzuesit Standard Media-Gjyqësor, të modeluar sipas praktikës më të mirë holandeze. Kerkesa per hartimin ketij dokumenti iu be INFOCIP nga KLGJ, pas Konferencen se dyte nderkombetare per gjyqtaret e medias qe INFOCIP organizoi ne Tirane ne kuader te Projektit “Open Courts through Press Judges”.
Modeli holandez u prezantua nga gyqtari penalist holandez Marc Bax, nje kohesisht gjyqtar i medias në Gjykaten e Mastrihtit, Holande, i perfshire ne ne kete program permes shkolles Holandeze te Magjistratures, SSL. Ky model u kerkua qe te sherbente si baze ne draftim e nej guide bashkekohore edhe per gjyqtaret shqiptare te medias, rol i cili u mor persiper nga INFOCIP.
Ne qershor 2022, nje muaj pas konferences se dyte nderkombetare, INFOCIP i dorezoi gjyqtares Marçela Shehu, njekohesisht edhe gjyqtare e medias prane KLGJ, draftin e pershtatur nga expertet nderkombetare me te cilen bashkepunoi INFOCIP.
SHKARKO KETU DRAFTIN E HARTUAR NGA INFOCIP SIPAS MODELIT HOLANDEZ
Lidhur me pervojen holandeze dhe manualet bashkekohore ne mardheniet media gjyqesor, INFOCIP solli në Tiranë gjyqtarët me të mirë holendezë të medias, të koordinuar nga Shkolla e Magjistraturës së Holandës, SSL, përmes Koordinatores Anne Tahapary. Dy takime në formatin e konferencës ndërkombëtare u zhvilluan në Tiranë për këtë qëllim, në të cilat morën pjesë gyqtarë të medias të gjykates së Mastrihtit, Marc Bax, njëkohësisht gjyqtar për mediat, Gjyqtare znj. Lenke de Klerk, gjyqtare per mediat ne gjykatën e East Brabant, znj. Ilse Westenenk, shefe e departamentit të komunikimit në gjykatën e East Brabant dhe znj. Anne Tahapary, nga Shkolla e Magjistraturës e Holandës, përgjegjëse e asistencës ndërkombëtare në këtë program.
INFOÇIP nënshkroi një Memorandum Bashkëpunimi me KLGJ në Mars 2021, për të avancuar bashkëpunimin e Gjyqësorit me Median, në kuadër të nëj programi 2-vjeçar asistence. INFOCIP u angazhua të sjellë praktikat më të mira europiane, posaçërisht atë holandeze në fushën e transparencës së gjykatave. Holanda gjithashtu është seli e një sërë gjykatash ndërkombëtare dhe ka një përvojë të pasur në administimin me sukses të Medias sa i takon pasqyrimit lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar të seancave gjyqësore. Një ndër shëmbujt më mbresëlënës për sa i takon këtyre të fundit janë transmetimi i seancave gjyqësore të Gjykatës Speciale të Kosovës e cila gjithashtu e ka selinë e saj në Hagë, Holandë.
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA