KLGJ miraton Udhëzuesin Standard të Marrëdhënieve të Gjykatave me Publikun dhe Median
Këshilli i Lartë Gjyqësor, në Mbledhjen Plenare të datës 06.12.2023, në përmbushje të detyrimeve të tij ligjor, miratoi Udhëzuesin Standard të Marrëdhënieve të Gjykatave me Publikun dhe Median. Ky vendim i rëndësishëm synon rritjen e transparencës së gjykatave ndaj medias dhe publikut. Po ashtu, Udhëzuesi synon të rrisë besimin dhe bashkepunimin mes Medias dhe Gjyqësorit.
Procesi per miratimin e ketij akti te rëndësishëm u nxit dhe u facilitua nga Qendra për Çeshtje të Informimit Publik, INFOCIP, në kuadër të Programit “Open Courts through Press Judges”. Përpjekjet e mëparshme, të nisura që në vitin 2018 nga projekti Euralius nuk kishin sjellë rezultat. Udhëzuesi në formën e tij fillestare nuk ishte në harmoni me ligjet e Reformës në Drejtësi dhe as me legjislacionin për të drejten e informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale në Shqipëri.
INFOÇIP nënshkroi një Memorandum Bashkëpunimi me KLGJ në Prill 2021, për të avancuar bashkëpunimin e Gjyqësorit me Median, në kuadër të nëj programi 2-vjeçar asistence. INFOCIP u angazhua të sjellë praktikat më të mira europiane, posaçërisht atë holandeze në fushën e transparencës së gjykatave. Holanda është seli e një sërë gjykatash ndërkombëtare dhe ka një përvojë të pasur në administimin me sukses të Medias sa i takon pasqyrimit lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar të seancave gjyqësore. Një ndër shëmbujt më mbresëlënës për sa i takon këtyre të fundit janë transmetimi i seancave gjyqësore të Gjykatës Speciale të Kosovës e cila gjithashtu e ka selinë e saj në Hagë, Holandë.
INFOCIP hartoi një draft të avancuar të Udhëzuesit Standard Media-Gjyqësor, të modeluar sipas praktikës më të mirë holandeze. Për këtë qëllim në Tiranë erdhën gjyqtarët me të mirë holendezë të medias, të koordinuar nga Shkolla e Magjistraturës së Holandës, SSL, përmes Koordinatores Anne Tahapary.
Dy takime në formatin e konferencës ndërkombëtare u zhvilluan në Tiranë për këtë qëllim, ku morën pjesë gyqtarë të medias të gjykatas së Mastrihtit, Marc Bax, njëkohësisht gjyqtar për mediat, Gjyqtare znj. Lenke de Klerk, gjyqtare per mediat ne gjykatën e East Brabant, znj. Ilse Westenenk, shefe e departamentit të komunikimit në gjykatën e East Brabant dhe znj. Anne Tahapary, nga Shkolla e Magjistraturës e Holandës, përgjegjëse e asistencës ndërkombëtare në këtë program (lexo me shume per konferencen nderkombetare te dates 4 Mars 2022 ose hap ketu Konferencen e dyte nderkombetare te dates 6 Maj 2022.)
Drejtori i INFOCIP, z. Gerti Shella mori pjesë si ekspert i komunikimit ligjor në hartimin dhe konsolidimin me pas të draft-udhëzuesit në grupin e punës të ngritur nga KLGJ për këtë qëllim, i përbërë nga gjyqtarët e medias Marçela Shehu (KLGJ), Saida Dollani (Apeli i GJKKO), Edlira Petri (Apeli J.P. Tiranë).
INFOCIP përgatiti një draft të avancuar, bazuar me modelin Holandez, të cilin e dorëzoi për vlerësim në KLGJ në Maj 2022. Përdorimi i modelit holandez ishte gjithashtu një kërkesë e shprehur e gjyqtarëve të medias në dy takimet ndërkombëtare të organizuara në Tiranë nga INFOCIP për këtë qëllim.
Udhëzuesi i është nënshtruar procesit të konsultimit publik me gjyqtarët e medias, gazetarët, Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, si dhe me organizatat e shoqërisë civile, të cilat ushtrojnë veprimtarinë e tyre në fushën e drejtësisë. Konsultimet me median u mbështetën financiarisht nga INFOCIP, në kuadër të projektit “Open Court through Press Judges”, respektivisht ne datat 24 Mars 2023 dhe 18 Prill 2023.
Diskutimet u moderuan në emër të KLGJ nga anëtarja e KLGJ, njëkohësisht gjyqtare për mediat, Marçela Shehu. Të gjitha takimet u regjistruan në format audio nga INFOCIP, për të zbardhur me besnikëri në proceverbalet e diskutimit sugjerimet nga komuniteti i gazetarëve profesionistë.
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA