Takim konsultues per Draft-Udhezimin per Mardheniet Media-Gjyqesor. INFOCIP dhe KLGJ diskutojne me gjyqtaret e medias
20 Mars 2023 / Ne kuader te promovimit te marrdhenieve Media-Gjyqesor, INFOCIP ka asistuar KLGJ ne draftimin e nje Udhezuesi Standard qe do te siguroje me shume nderveprim mes Gjykatave dhe Medias. Drafti, i hartuar sipas modelit te avancuar holandez, u hap per konsultim me gjyqtaret e medias, te caktuar se fundmi ne juridionet e reja gjyqesore ne shkalle te pare.
Takimi u moderua nga anetarja e KLGJ, Znj. Marcela Shehu, njekohesisht e caktuar për kryerjen e detyrave në lidhje me marrëdhëniet me publikun dhe median. Ne cilesine e drejtorit te projektit “Open Courts through Press Judges”, mbeshtetur nga Mbreteria e Holandes, permes ambasades se saj ne Tirane, Z. Gerti Shella prezantoi parimet qe kane udhehequr procesin si dhe pervojen e pasur holandeze ne kete drejtim. Takimi i pare konsultues me gjyqtaret e medias u zhvillua ne nje nga sallat e konferenceve ne mjediset e brendshme te KLGJ.
INFOCIP dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor kane nenshkruar nje Memorandum bashkepunimi ne vitin 2021 qe synon hapjen e metejshme te gjykatave ndaj mediave dhe publikut si dhe forcimin e rolit te gjyqtareve te medias dhe nepunesve te medias dhe mardhenieve me publikun ne gjykatat shqiptare.
KLGj dhe INFOCIP kane planizuar zhvillimin e nje seti konsultimesh edhe me perfaqesuesit e medias, me pranine edhe te institucioneve te linjes, sikurse eshte Komisioneri per te Drejten e Informimit dhe Mbrojtjen e te Dhenave Personale. Keto takime synojne perthithjen dhe me pas integrimin e te gjitha inputeve profesionele ne draftin e hartuar KLGJ, INFOCIP dhe partnere e tjere te perfshire per permiresimin e metejshem te tij para miritimit perfundimtar nga KLGJ.
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA