18 prill 2023 / INFOCIP organozoi tryezen e dyte te konsultimit mes KLGJ dhe perfaqesuesve te medias mbi hartimin e udhezuesit standard per marrdheniet media-gjyqesor. Kjo tryeze u kerkua nga vete gazetaret, per te patur mundesi efektive me njohjen reale te parashikimeve qe permbante drafti, i cili u konsultua per here te pare ne 24 Mars 2023.

 

Këshilli i Lartë Gjyqësor, me mbështetjen e INFOCIP ne kuader te projektit  “Open Court Through Press Judges” të mbeshtetur nga Proma Holandez MATRA, zhvilloi tryezën e dytë të konsultimit, duke ftuar edhe Komisionerin per te Drejten e Informimit dhe Mbrojtjen e te dhenave personale, Z. Besnik Dervishi, per nje mendim te kualifikuar sa i takon pyetjeve te ngritura nga gazetaret per  “Projektudhëzuesit standard të marrëdhënies së gjykatës me publikun dhe median”.

 

Në takimin e dyte konsultues me median  ishin të pranishëm gjithashtu znj. Marçela Shehu, gjyqtare dhe anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor, e caktuar për Marrëdhëniet me Median dhe Publikun, Gjyqtare Saida Dollani nga GJKKO e Apelit, nje kohesisht gjyqtare per median prane kesaj gjykate, Gjyqtare  Edlira Petri, nga GJAJP Tirane, njekohesisht gjyqtare per mediat.Gjyqtaret Shehu, Dollani dhe Petri jane njekohesiht anetare te grupit te posacem te punes te ngritur nga KLGJ per hartimin e ketij dokumenti qe rregullon me mire mardheniet Media-Gjykate.

 

Ne takim gjithashtu ishin edhe gjyqtareznj. Edlira Osmani Eksperte e Nivelit të Lartë për Shtetin e së Drejtës nga Ambasada e Mbretërisë së Hollandës si dhe disa perfaqesues te tjere te programeve te tjera te asistences per gjyqesorin dhe Reformen ne Drejtesi.

 

Nga ana e Medias moren pjese perfaqesuesit me te spikatur te gazetarise per gjyqesorin si Klodiana Lala, Spartak Koka,  etj.
Gjatë këtij konsultimi publik, diskutimet u përqëndruan tek rekomandimet e përfaqësuesve të mediave, me qëllim baraspeshimin e misionit të medias për informimin me integritet e profesionalizëm dhe detyrimit të gjykatave për të ofruar transparencë dhe standarde ligjore që garantojnë të drejtat e njeriut dhe nuk censurojnë median.

 

Lexo njoftimin nga faqja zyrtare e  KLGJ

 

 

 

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim