Projekt-udhëzuesi standard per marrëdhëniet Gjykatë-Media konsultohet me gazetaret e gjyqesorit
24 Mars 2023 / Projekt-udhëzuesi standard per marrëdhëniet e Gjykatës me Median dhe publikun, i draftuar nga KLGJ ne bashkepunm me INFOÇIP u konsultua me gazetaret e mediave kombetare qe mbulojne gjyqesorin ne nje tryeze te posaçme pune. Në këtë takim ishin të pranishëm anëtarë të grupit të punës te KLGJ, gjyqtarja Marçela Shehu, gjyqtarët e medias te gjykates se Apelit te Juridiksionit te Pergjithshem (Edlira Petri) si dhe te GJKKO (Saida Dollani). Po ashtu ne takim moren pjese edhe gjyqtaret e medias ne shkallet e para, te caktuar se fundmi ne juridiksionet e apeleve.
Organzimi dhe kooridinimi i ketij takimi konsultativ u be nga INFOCIP. Përfaqësuesit e mediave u njohën me “Projektudhëzuesin standard të marrëdhënies së gjykatës me publikun dhe median”, i cili u prezantua nga anetarja e KLGJ, Gjyqtarja Marçela Shehu, njekohesisht personi i ngarkuar nga KLGJ per mardheniet me Median dhe Publikun.
Draft-dokumenti nxitit diskutime, ne menyre te vecante per aksesin e medias ne vendimet gjyqesore. Gazetaret qe moren fjalen ne takim permenden rendesine e informimit ne kohe te shpejte te publikut per lajmet qe kane tematike gjyqesorin. Gazetaret Anila Hoxha, Spartak Koka, Vladimir Karaj, Bleona Metushi, Petrika etj ngriten shqetesime qe hasin ne aktivitetin e perditshme dhe kerkuan permiresimin e metejshme te draft-udhezuesit.
Ky takim konsultues midis gjyqtareve te medias, KLGJ dhe gazetareve u realizua ne kuader te Memorandumit te Bashkepunimit qe Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe INFOCIP kane nenshkruar ne vitin 2021, si pjese e programit 2-Vjecar te asistences “Open courts through press judges”, qe mbeshtete nga MATRA, qeveria Holandeze.
Shkarko draftin e paraqitur nga INFOCIP sipas modelit Holandez
Shkarko draftin e konsoliduar nga KLGJ
Shkarko procesverbalin e konsultimit publik per Draftin
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA