Konferenca e Nivelit te Larte: VONESAT GJYQESORE NE APEL & AFATET E GJYKIMIT TE ARSYESHEM
INFOÇIP organizoi në datë 21 Nëntor 2023 Konferencën e Nivelit të Lartë me temë: KOHEZGJATJA GJYQËSORE NE APEL 2016-2023 dhe AFATET E GJYKIMIT TE ARSYESHEM. Në Tryezë morën pjesë krerët e institucioneve të Drejtësisë, kryetarët të gjykatave dhe përfaqësuesit e lartë të misioneve të huaja që asistojnë Shqipërinë në sistemin e drejtësisë.
Drejtori i INFOCIP, Gerti Shella prezantoi gjetjet dhe theksoi nevojën për adresimin e krizës së vonesave në apel me mjete efektive për të shmangur shkeljen e te drejtave të njeriut sa i takon tejkalimit të afatit të arsyeshmën në gjykim.
Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Z. Artur Metani dhe kryetarja e KLGJ, Znj. Naureda Llagami theksuan nevojen per nderhyrje me mjete legjislative per adresimin e situates se krijuar me stokun ne apel, duke menaxhuar me mire edhe burimet e pakta njerezore aktualisht nëdispozicion.
Konferencen e pershendeten dhe Ambasadori i Mbretesise se Holandes Z. Reinout Vos i cili ritheksoi interesin e vendit të tij për një drejtësi efektive në Shqipëri dhe avancim të objektivave të reformës në drejtësi.
Konferenën e adresoi edhe shefja e KiE në Tiranë, Giulia RE, Kryetarja në detyrë e GJAJP, Znj. Valdete Hoxha, Kryekancelarja Znj. Lertida Balilaj, si konstitucionaliste dhe avokate te shquar Z. Bledar Dervishaj, Vangjel Kosta, Eduart Halimi etj.
Me mbështetjen e Ambasadës Holandeze, në kuadër të Programit MATRA, INFOÇIP analizoi kohezgjatjen e 37854 çështjeve gjyqësore nga gjykatat e apelit të juridiksionit të përgjithshëm. Prej tyre, 32499 moren vendim ne tre-vjeçarin 2020-2022, ndërsa 5355 shqyrtime kanë marrë vendime në 6-mujorin e parë 2023 (1 shkurt-31 Korrik) në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë.
SHKARKO RAPORTIN E PLOTE NE PDF
Shkarko Permbledhjen Ekzekutive SHQIP / Download Executive Summary IN ENGLISH
Shkarko Rekomandimet NE SHQIP / Download Recommendations in ENGLISH
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA