12 Shtator 2023 – Kuvendi i Shqiperise ka vonuar per me shume se nje vit zgjedhjen e Avokatit te Popullit. Aktualisht  ne krye te ketij institucioni kushtetues vijon te qendroje Znj. Erinda Balanca, mandati i se ciles ka perfunduar ligjerisht ne Qershor 2022.  Kuvendi ka deshtuar ne raundin e pare (dhjetor 2022) per te bere perzgjedhjen e avokatit te ri te popullit. Raundi i dyte eshte rihapur ne sesion e kaluar parlamentar por nk mundi te perfundoje dot brenda afateve te synuara.

 

Qendra për Çështje te Informimit Publik, INFOÇIP iu drejtua me nje kerkese zyrtare Kuvendit më datë 08.08.2023, bazuar në ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” dhe kerkoi  informacion mbi kandidatët që kanë aplikuar për pozicionin e Avokatit të Popullit, mbeshtetjen qe ata kane marre si dhe mbi afatet kohore te perzgjedhjes se tyre nga Kuvendi. Ne pergjigje te kesaj Kerkese, Kuvendi i vuri ne ne dispozicion dje, ne date 11 Shtator 2023, pergjigjen zyrtare, si me poshte vijon (e zbardhur e plote):

 

Në përgjigje të kërkesës suaj për informacion, drejtuar Kuvendit të Shqipërisë më datë 08.08.2023 dhe në ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, në të cilën kërkoni informacion mbi kandidatët që kanë aplikuar për pozicionin e Avokatit të Popullitpo ju dërgojmë bashkëlidhur këtë informacion, me qëllim përmbushjen e detyrimit ligjor për dhënie informacioni. Njëkohësisht ju informojme se një kopje të përgjigjes po j`ua dërgojme me postë në adresën e paraqitur në kërkesën për informacion.

 

Faleminderit për mirëkuptimin!

 

Suela Huta
Shef Sektori & Koordinator Informimi

 

PERGJIGJET SIPAS PYETJEVE

 

1.Kush janë kandidaturat që kanë aplikuar për pozicionin (vakancën) e Avokatit të Popullit?

 

Kandidatët që kanë aplikuar janë si më poshtë:

  1. Ahmet Prençi
  2. Alket Jaupi
  3. Besim Ndregjoni
  4. Bledar Dervishaj
  5. Dardan Mustafaj
  6. Drita Avdyli
  7. Edison Frangu
  8. Endri Papajorgji
  9. Erald Aga
  10. Ilirjan Rusmali
  11. Lefterije Lleshi (Luzi)
  12. Robert Gajda
  13. Sokol Hazizaj
  14. Tartar Bazaj
  15. VitoreTusha

 

  1. Kush nga kandidatët ka kaluar procesin e verifikimit dhe vlerësimit nga Komisioni i Çështjeve Ligjore  dhe plotëson  kriteret ligjore për vijimin e garës  për Avokatin e Popullit?

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut pas dëgjesës publike me kandidatët në mbledhjen e datës 29 mars 2023,  në zbatim të detyrimeve të pikës 5, të nenit 9, të ligjit nr. 8454, datë 4.2.1999, “Për Avokatin e Popullit”, i ndryshuar, në mbledhjen e datës 09 qershor 2023 mori në shqyrtim dhe kreu vlerësimin për përmbushjen e kritereve kushtetuese dhe ligjore të secilit kandidat.  Në përfundim të diskutimeve të mbledhjes së datës 09 qershor 2023 Komisioni vendosi që të gjithë kandidatët e paraqitur u kualifikuan për vijimin e procedurës.

 

  1. Kur ka përfunduar procesi i verifikimit dhe vlerësimit të kandidatëve që kanë shprehur interes për këtë vend vakant  nga Komisioni i Çështjeve Ligjore?

Në përfundim të diskutimeve të mbledhjes së datës 09 qershor 2023 Komisioni vendosi që të gjithë kandidatët e paraqitur kualifikohen për vijimin e procedurës.

 

  1. A është publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit apo në mjete të tjera të informimit publik lista e kandidatëve që plotësojnë kriteret e miratuar nga Komisioni i Ligjeve?

Mbledhja e Komisionit të Çështjeve Ligjore e datës 09 qershor 2023 ka qenë publike dhe është transmetuar live në faqen zyrtare të Kuvendit.

 

  1. Në përfundim të procesit verifikues dhe vlerësues nga Komisioni i Ligjeve dhe përcaktimi i listës së kandidatëve të kualifikuar si dhe raportit përkatës a janë njoftuar të gjithë grupet parlamentare dhe deputetët e Kuvendit për të dhënë mbështetjen ndaj kandidatëve? Nëse është kryer a është bërë publik në faqen zyrtare të Kuvendit apo në mjete të tjera të informimit publik.

 

Komisioni për Çështjet LigjoreAdministratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut me shkresën 924/1 prot, dt 9.6.23 i ka përcjellë grupeve parlamentare dhe të gjithë deputetëve raportin e vlerësimit mbi kandidaturat e paraqitura për plotësimin e pozicionit vakant për Avokat të Popullit, ku u është kërkuar mbështetja me 28 firma.

 

  1. 6. Cili është afati që Komisoni i Ligjeve ka përcaktuar për grupet parlamentare dhe deputetët e Kuvendit për të dhënë mbështetjen e tyre për kandidatët që ata vlerësonin sipas njoftimit të Komisionit? A është bërë publik afati?

Afati që u është lënë grupeve parlamentare ka qënë tre javë. Afati është përcaktuar në raportin që Komisioni u ka përcjellë grupeve parlamentare.

 

  1. Sa prej kandidatëve të kualifikuar në garë kanë siguruar mbështetjen me jo më pak se 28 deputetë në përfundim të afatit ttë lënë nga Komisionin i Ligjeve? Nëse po a është publikuar lista e kandidatëve?

Kandidatët e mëposhtëm kanë siguruar mbështetjen me nënshkrime nga jo më pak se 28 deputetë dhe i kanë depozituar ato në Kuvend.

  1. Z. Besim Ndregjoni, me shkresën nr.1412/1 prot, datë 19.06.2023;
  2. Z. Bledar Dervishaj, me shkresën nr.2083 prot, datë 30.06.2023;
  3. Z. Dardan Mustafaj, me shkresën nr.2108 prot, datë 03.07.2023;
  4. Z. Edison Frangu, me shkrsën nr. 1447/1, datë 21.06.2023;
  5. Z. Erald Aga, me shkresën nr.1874 prot, datë 13.06.2023;
  6. Z. Tartar Bazaj, me shkresën nr.1863 prot, datë 13.06.2023;
  7. Znj. Vitore Tusha, me shkresën nr.2031 prot, datë 26.06.2023.

 

  1. A ka patur kandidatë nga lista e kandidatëve të kualifikuar të cilët kanë siguruar mbështetjen e deputetëve përtej afatit të shpallur dhe nëse po cilët janë? A është bërë publik apo do bëhet publik në të ardhmen fakti që ndonjë kandidat ka siguruar mbështetjen përtej afatit të caktuar?

Data se kur është dorëzuar mbështetja për secilin kandidat është në përgjigjen më sipër.

 

  1. Kur do përfshihet në rendin e ditës së Kuvendit të Shqipërisë votimi për AP?

Përfshirja e përzgjedhjes së Avokatit të Popullit në Programin e Punës së Kuvendit dhe në Kalendarin e Punimeve përcaktohet nga Konferenca e Kryetarëve.

 

  1. Nëse Kuvendi nuk arrin një konsensus për zgjedhjen e AP, a disponohen mekanizma kushtetues apo ligjor zhbllokues?

Pika 1 e nenit 9 e ligjit nr. 8454, datë 4.2.1999, “Për Avokatin e Popullit”, i ndryshuar përcakton se Avokati i Popullit qëndron në detyrë deri në zgjedhjen e Avokatit të ri.

Për informacione të tjera në interesin tuaj, ju sugjerojmë raportin e bërë publik në faqen zyrtare të internetit të Kuvendit përkatësisht në këtë link:

https://webapi.parlament.al/Files/202309111217367059raport%20vleresimi%20kandidate%20Avokat%20i%20Popullit%202023.pdf

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim