ZTQ, Durrës thirrje Këshillit të ri Bashkiak për miratimin e Buxhetit
Zyra e Transparences Qytetare Durres ka reaguar diten e premte, dt 9 shtator 2011, permes nje deklarate për vonesat serioze në miratimin e buxhetit të bashkisë për vitin 2011. Deklarata u lexua para godinës së Bashkisë Durrës, përpara mediave të shumta që pasqyruan këtë reagim.
Ne dekaratën e lexuar nga shefja e ZTQ Durrës, Valbona Mehmeti, theksohej se “Miratimi i buxhet është përgjegjësi dhe detyrim ligjor per Këshillin Bashkiak” Sipas deklaratës, ky i fundit nuk duhet të humbasë asnjë minutë më tepër për të kryer detyrën e tij paresore si parlament i qytetit, qe eshte pikerisht kalimi i buxhetit.
Zyra e Transparencës Qytetare Durrës i kërkoi gjithashtu Këshillit Bashkiak që, gjatë proçesit të miratimit të buxhetit, të mos anashkalojë asnjë prej hapave të diskutimit të tij, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me thithjen mendimit të publikut. Qyteti ka nevojë për investime, ndërkohë që edhe qytetarët duhet të informohen se ku shkojnë dhe si përdoren taksat që ata paguajnë.
“Kandidatët në zgjedhjet e 8 majit premtuan një qytet më të mirë, dhe qytetarët durrësak votuan pikërisht për një qytet më të mirë. Buxheti është mjeti qe i ben keto premtime te prekshme. Pa buxhet ato jane thjesht premtime ne ere”, thuhet në deklaratë.
ZTQ i kërkoi publikisht bashkisë dhe këshillit bashkiak që draft buxheti t’i shpëndahet sa më parë palëve të interesuar që keto të kenë mundësi efektive të njohjes më draftin. Po kështu, ZTQ Durrës ka kërkuar publikimin e draft buxhetit në faqen zyrtare te bashkisë Durrës, në mënyrë që jo vetëm palët e interesuara, por të gjthë qytetaret të kënë mundësi efektive të njohjes me të.
Zyra e Transparencës Qytetare, Durres, është krijuar nga Qendra për Çështjet e Informimit Publik, me seli në Tiranë. Aktualisht ZTQ mbështetet nga National Endoëment for Dermocracy, NED, me seli në Ëashington D.C (e cila finacohet kryesisht nga Kongresi Amerikan). Misioni i Zyrës së Transparencës Qytetare është të promovojë pjesëmarrjen qytetare në vendimarrjen e Këshillit Bashkiak.
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA