Si të ankohemi ndaj një akti administrativ?

Qytetaret kane te drejte te ankohen kunder nje akti administrativ ose kunder refuzimit per nxjerrjen e tij. E drejta e ankimit mund te ushtrohet me ane te nje kerkese joformale e cila zakonisht merr formen e nje shkrese qe permban te dhenat e meposhtme:

• Organin administrativ te cilit i drejtohet;
• Gjeneralitetet, gjendjen civile, profesionin, vendbanimin e aplikantit;
• Shpjegime ne lidhje me faktet rreth te cilave behet kerkesa;
• Si dhe kur eshte e mundur, bazen ligjore per kete kerkese;
• Shpjegime te qarta lidhur me pretendimet; daten dhe firmen e aplikantit apo te ndonje personi tjeter ligjerisht te autorizuar prej tij.

Kjo kerkese nuk ka asnje efekt per pezullimin e fuqise se aktit administrativ dhe te veprimit te afateve te tij. Qytetari nuk eshte i detyruar te prese ndonje afat per paraqitjen e nje kerkese joformale. Ai ka te drejte qe brenda nje muaji te marre nje pergjigje te arsyetuar lidhur me kerkesen joformale.
E drejta e ankimit gjithashtu mund te ushtrohet me ane te nje ankimi administrativ (formal). Qytetaret kane te drejte te kerkojne revokimin, shfuqizimin, ose modifikimin e aktit administrativ, brenda nje muaji nga dita kur ankuesi ka marre njoftim per nxjerrjen ose mosnxjerrjen e aktit.

Paraqitja e ankimit administrativ e pezullon zbatimin e aktit administrativ me perjashtim te rasteve kur ai ka nje rendesi te vecante sepse eshte i lidhur me veprimtari themelore shteterore sic jane: mbledhja e taksave e tatimeve dhe te ardhurave te tjera buxhetore; masa policore; urdherimi me ligj i ndalimit te pezullimit; interesa te rendit publik; shendetit publik apo interesa te tjera publike. Per secilin prej ketyre rasteve qytetari ka te drejte te informohet per shkaqet e mospezullimit.

Ankimi administrativ duhet te permbaje: emrin dhe adresen e ankimuesit; aktin administrativ te nxjerre apo te refuzuar; shkaqet e ankimit; cdo dokument tjeter qe vleresohet si i rendesishem nga ankuesi.

Organi i ngarkuar per shqyrtimin e aktit administrativ mund te pranoje kerkesen e ankimit dhe sipas rastit te vendose:

• Lenien ne fuqi te aktit administrativ dhe rrezimin e ankimit;
• Shfuqizimin ose revokimin e aktit administrativ dhe pranimin e ankimit;
• Ndryshimin e aktit administrativ duke pranuar pjeserisht ankimin;
• Detyrimin e organit administrativ kompetent per te nxjerre aktin administrativ kur eshte refuzuar nxjerrja e tij.

Gjithashtu organi kompetent mund te vendose per mospranimin e kerkeses ne rastet kur behet fjale per akte te cilat per nga natyra jane te paankimueshme; kur afatet kohore per ankimin kane perfunduar; kur organi gjykon qe ne pamje te pare akti administrativ eshte i vlefshem.

Cdo qytetar i trete, interesat e te cilit cenohen ne menyre te drejtperdrejte nga shfuqizimi, revokimi ose modifikim i aktit administrativ qe ankimohet, ka te drejte te njoftohet per procedimin administrativ dhe te marre pjese ne te duke parashtruar pretendimet e tij.

(kodi i procedurave administrative – nenet 135, 136, 137, 138, 139, 140, 141, 142, 143, 144, 145 dhe 146).


 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim