Në 29 Korrik, 2007, ditën e fundit të sezonit parlamentar, Qendra ÇIP, në një ceremoni të posaçme, e cila u pararend nga një show special televiziv, shpërndau edhe “Çmimet për Komunikimin më të mirë Mediatik, 2007” . Konkretisht, këto u çmime iu dhanë tre përfaqësuesve më të mirë të shoqërisë civile që rezultuan të kishin performanvën më të mirë në artikulimin e mesazheve antikorrupsion nëpërmjet medias dhe impaktit të gjeneruar në publik. Po ashtu, çmime iu dhanë edhe tre përfaqësuesve më të mirë të Kuvendit (deputetë), të cilin rezultonin se i ishin përgjigjur me seriozitet shqetësimeve të ngritura nga shoqëria civile në media, duke përcjellë argumentat e këtyre të fundit në Kuvend (kryesisht gjatë procesit legjislativ të diskutimit të projektligjeve në Komisione parlamentare). Konkretisht, këto çmime iu dhanë 3 përfaqësuesve të Shoqërisë Civile dhe 3 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. ÇIP ndau dhe një Çmim Special me motivacionin “E ardhmja e Shoqërisë Civile”.

________________________________________________________________

Përfaqësuesve të Shoqërisë Civile


Z Kreshnik Spahiu, drejtor i Zyrës për Mbrojtjen e Qytetarëve, ZMQ,
Duke marrë “Çmimin e artë për Komunikimin Mediatik më të mirë”
Me motivacionin: “Zëri i qytetarëve për një shtet të së drejtës “

________________________________________________________________

Z. Zef Preci, drejtor i Qëndrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike, ACER,
Duke marrë “Çmimin e argjendtë për Komunikimin Mediatik më të mirë”
Me motivacionin: “Për një shtet të mirëqënies dhe të shërbimeve ndaj qytetarëve”

________________________________________________________________

Z. Kristaq Kume, drejtor i Institutit Shqiptar per Zhvillimin e Sistemit te Zgjedhje, INSIZ,
Duke marrë “Çmimin e bronxtë për Komunikimin Mediatik më të mirë”
Me motivacionin: “Për një demokraci bazuar në zgjedhje të lira e të ndershme”

________________________________________________________________

Deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë

Znj Valentina Leskaj, kryetare e Komisionit Parlamentar për Mjetet e Informimit Publik dhe Edukimit,
Duke marrë “Çmimin e artë për Komunikimin Mediatik më të mirë”
Me motivacionin: “Për aksesimin e lartë të grupeve të interesit gjatë procesit legjislativ “

 

________________________________________________________________

Z Preç Zogaj, kryetar i Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme,
Duke marrë “Çmimin e argjendtë për Komunikimin Mediatik më të mirë”
Me motivacionin: “Për sens të lartë moderacioni në komunikimin politik gjatë procesit legjislativ”

________________________________________________________________

Znj. Lajla Përnaska, deputete, Partia Republikane,
Duke marrë “Çmimin e bronxtë për Komunikimin Mediatik më të mirë”
Me motivacionin:
“Për bashkepunimin e ngushtë me shoqërinë civile gjatë procesit legjislativ”

________________________________________________________________

Çmimi Special


Z. Endri Shabani, Parlamenti Studentor,
Me motivacionin: “E ardhmja e Shoqërisë Civile “

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim