Korçë- Miratohet Buxheti i Bashkisë pas 9 muajsh bllokim
U deshen vetem tre minuta per te çbllokuar atë që kishte shumë muaj që zvarritej. Miratimi i Buxhetit të Bashkisë Korçe u miratua diten e enjte (25.08 2011) vetem me votat e mazhorancës së majtë, të cilët zotërojnë 19 nga 35 mandatet që ka ky këshill, në një sallë ku e djathta kishte derguar vetëm 6 nga 16 anëtarët e saj.
Buxheti pati nje odise të gjatë që nis para zgjedhjeve të 8-të majit. Ne atë kohë këshilli zotërohej prej shumicës së djathtë, falë votive të LSI- së e cila kaloi djathtas pas zgjedhjeve parlamentare të 2009-ës. Në muajt e parë të këtij viti, kohë kur duhej të ishtë miratuar normalisht Buxheti i vitit 2011, kjo shumicë arriti ta bllokonte punën e ekzekutivit me argumentin se investimet e parashikuara në buxhet nuk ishin drejtuar aty ku duhet, por iu bënin jehonë preferencave politike të Kryetarit Peleshi.
Pas 8-të majit, kur Kryetari aktual jo vetëm që rikonfirmoi mandatin e tij, por fitoi bindshëm edhe në Këshillin Bashkiak, filloi rikuperimin e “dëmeve” që kishte pasur ato dy vite që kishte Këshillin në oponencë. Por, edhe pas krijimit të këshillit të ri me mazhorancë socialiste, për shka edhe të muajve të pushimeve verore, të majtët nuk arritën për 2 mbledhje me rradhë tësiguronin shumicën që iu duhej për miratimin e këtij Buxheti.
Ata kërkuan konsensusin e së djathtës, por kjo nuk e dha me argumentin se ne këtë buxhet shkelen disa nene nga ligji që rregullon punët e Pushtetit Lokal .
Në mbledhjen e ditës së enjte (dt 25 Gusht 2011), e cila ka qënë një nga më të shkurtrat në historinë 20-vjeçare të pushtetit local pluralist në Korçë, pasi filloi në orën 09.50 dhe mbaroi më 10.15, këshilltrët e djathtë nëprmjet zonjës Ariana Pupa, u shprehën se “ne nuk e miratojmë pasi vërejtjet tona për Buxhetin nuk u morrën parasysh.
I menjëhershëm ka qënë reagimi i kreut të Bashkisë që tha se: “Mosvotimi nga ana e të djathtëve tregon për një papërgjegjshmëri që është jo politike, por navitet politik. Fakti që edhe pas 9 muajsh të fillimvitit, Bashkia për fajin tuaj (të të djathtëve) nuk ka buxhet tregon se ju nuk e përligjni besimin qe iu kanë dhënë votuesit. Kundërshtimi juaj nuk ka asnje argument teknik dhe ligjor, ju kërkoni vetëm që nga ky Buxhet të jepën për Këshillin e Qarkut 180 miljon lekë, cka do të thotë 4 rrugë ose 12 lulishte më pak për kët qytet. Ne nuk mund tua japim lekët e taksapaguesve të qytetit, që ju më pas tua jepni komunave tuaja”.
Pas fjalës së Kryearit Peleshi drejtuesi i Këshillit hapi votimin dhe , vetëm me votat e të majtëve , që këtë herë merrnin pjesë pa asnjeë mungesë në mbledhje, buxheti u miratua.
Erget Cenolli, gazetar/ZTQ Korce
Shkarko buxhetin 2011 ne excel
Mbledhja e Keshillit Bashkiak Korce Dt. 25.8.2011 from Qendra CIP on Vimeo.
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA