Konstituohet Këshilli Bashkiak i Durrësit. ZTQ ndjek mbledhjen
Qyteti bregdetar, tre muaj pas zgjedhjeve vendore të 8 majit, ka më në fund funksional parlamentin e tij vendor. Gjithkush në Shqipëri mund të ketë hamendësuar që vonesat tre-mujore në konstituim i përkisnin eksluzivisht Bashkisë së Tiranës.
Në Durrës, ndërkohë, shkohej në caqet e fundit të lejuara nga ligji për funksionimin e pushteti vendor. Zgjedhjet vendore nxorrën Vangjush Dakon fitues në garën për kreun e Bashkisë, kandidat i koalicionit “Aleanca për të Ardhmen”. Fitorja e tij e bindshme ndaj kandidatit të kualicionit “Aleanca për Qytetarin” nuk përputhej me rezultatin e ngushtë që dy koalicionet politike patën sa i përket këshilltarëve bashkiakë.
Rezultatet e zgjedhjeve vendore të 8 majit nxirrnin fitues koalicionin “Aleanca për Qytetarin”. Ky grupim politik kishte marrë vota të nevojshme për të patur 24 anëtarë në Këshillin Bashkiak, përkundrejt 21 anëtarëve të koalicionit “Aleanca për të Ardhmen”.
Aleancat në fjalë nuk do të përbënin fillimisht shkak për vonesat në konstituim. Ato do ktheheshin në kyçe në një moment të dytë, gjithnjë lidhur me mbledhjen e parë, pasi do të ishin në qendër të vëmendjes për shkak të brishtësisë së marrëveshjeve të arritura mes palëve aleate gjatë gjithë kohës.
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve vonoi shpalljen e vendimit për mandatet e Këshillit Bashkiak të Durrësit për shkak të një parregullsie të verifikuar në listat emërorë të dorëzuara nga partitë politike të koalicionit “Aleanca për të Ardhmen”. Emri i Ilia Milloshit, kryetari i degës së Partisë Demokracia Sociale në Durrës, figuronte në dy lista dhe në të dyja ishte fitues: në listën e këshilltarëve të Partisë Socialiste dhe në atë të Partisë Demokracia Sociale. KQZ vendosi që emri të figuronte vetëm në listën e Partisë Demokracia Sociale, duke lënë hapësirat e dëshiruara nga socialistët për një këshilltar më tëpër të tyrin. Kolegji Zgjedhor, ndërkohë, në shqyrtimin e apelit të bërë nga Ilia Milloshi, e ricaktoi atë në listën e këshilltarëve socialistë, duke mundësuar në këtë mënyrë pasjen nga ana e Partisë Demokracia Sociale të një anëtari më shumë në rradhët e Këshillit Bashkiak.
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA