Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10 e 13, të ligjit nr.8743, datë 23.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin  e ministrit të Shtetit për Reformat dhe Marrëdhëniet me Kuvendin,  Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. 1.     Dhënien në përdorim Komisionit të Prokurimit Publik të disa mjediseve, konkretisht kati i parë teknik, në administrim të Agjencisë së Prokurimit Publik, në ndërtesën e Ministrisë së Financave.

  1. 2.     Kati përdhe i këtyre mjediseve mbetet në përdorim të Agjencisë së Prokurimit Publik.

  1. 3.     Ngarkohen Kryeministria, Ministria e Financave, Agjencia e Prokurimit Publik dhe Komisioni i Prokurimit Publik për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA
07/04/2010

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim