Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 8, pika 3, 10, 12, 13, 15/c, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. 1.     Kalimin në përgjegjësi administrimi të pronës “Zyra doganore, Drejtoria Rajonale, Gjirokastër”, nga Ministria e Financave (Drejtoria e Përgjithshme e Doganave), te Ministria e Brendshme, për Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për ta përdorur si mjedis pune për Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin, Gjirokastër, sipas formularit që  i  bashkëlidhet këtij vendimi.

  1. 2.     Kjo pronë  të hiqet nga lista e inventarit të miratuar me vendimin nr.524, datë 15.8.2007, të Këshillit të Ministrave, dhe të shtohet në listën e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, e cila i bashkëlidhet vendimit nr.250, datë 24.4.2003, të Këshillit të Ministrave.

  1. 3.     Ministrisë së Brendshme i ndalohet ta ndryshojë destinacionin e pronës së përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, ta tjetërsojë apo t’ua japë në përdorim të tretëve.

  1. 4.     Ngarkohen ministri i Brendshëm, drejtori i Përgjithshëm i Doganave dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë të ndjekin procedurat e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA
07/04/2010

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim