Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 13, të ligjit nr.10190, datë 26.11.2009, “Për buxhetin e vitit 2010”,  me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Ministrisë së Shëndetësisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2010, zëri “Shpenzime operative”, t’i shtohet fondi prej 2 850 000 (dy milionë e tetëqind e pesëdhjetë mijë) lekë, për mbulimin e pjesshëm të shpenzimeve të kurimit të shtetasit Kliti Kërxhalli, në Izrael.

2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.

3. Pagesat të bëhen kundrejt paraqitjes së faturave origjinale të institucionit shëndetësor të kurimit.

4. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Financave  për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
24/03/2010

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim