Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 13, të ligjit nr.10190, datë 26.11.2009, “Për buxhetin e vitit 2010”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Reformat dhe Marrëdhëniet me Kuvendin, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.     Kryeministrisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2010, t’i shtohet fondi prej 13 114 372 (trembëdhjetë milionë e njëqind e katërmbëdhjetë mijë e treqind e shtatëdhjetë e dy) lekësh, për pagesën e zyrës së PNUD-it, në Tiranë, në zbatim të marrëveshjes së planit të veprimeve të Programit Kombëtar, 2006 – 2010, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (PNUD), të nënshkruar më 11 prill 2006.

 

2.     Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

 

3.     Ngarkohen Kryeministria dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

 

KRYEMINISTRI

SALI BERISHA
17/03/2010

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim