VENDIM PËR MIRATIMIN E VLERËS SË NDIHMËS PËR DËMET E SHKAKTUARA NË OBJEKTE, PRONË PRIVATE, NGA RESHJET E SHIUT DHE PËRMBYTJET, NË QARQET SHKODËR DHE LEZHË
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E VLERËS SË NDIHMËS PËR DËMET E SHKAKTUARA NË OBJEKTE, PRONË PRIVATE, NGA RESHJET E SHIUT DHE PËRMBYTJET, NË QARQET SHKODËR DHE LEZHË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.8756, datë 26.3.2001, “Për emergjencat civile”, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 13, të ligjit nr.10190, datë 26.11.2009, “Për buxhetin e vitit 2010”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e vlerës së ndihmës për dëmet e shkaktuara në objekte, pronë private, si rrjedhojë e përmbytjeve nga reshjet e shiut, në qarqet Shkodër dhe Lezhë, në shumën 512 612 791 (pesëqind e dymbëdhjetë milionë e gjashtëqind e dymbëdhjetë mijë e shtatëqind e nëntëdhjetë e një) lekë, të ndarë, përkatësisht, si më poshtë vijon:
a) 498 410 721 lekë (katërqind e nëntëdhjetë e tetë milionë e katërqind e dhjetë mijë e shtatëqind e njëzet e një) lekë, për këshillin e qarkut Shkodër.
b) 14 202 070 lekë (katërmbëdhjetë milionë e dyqind e dy,mijë e shtatëdhjetë) lekë, për këshillin e qarkut Lezhë.
2. Miratimin e listave të familjeve, të qarqeve Shkodër dhe Lezhë, së bashku me shumën përkatëse të ndihmës për dëmet, sipas lidhjeve 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10, 11, 12, 13, 14, 15, 16, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
3. Fondi prej 512 612 791 (pesëqind e dymbëdhjetë milionë e gjashtëqind e dymbëdhjetë mijë e shtatëqind e nëntëdhjetë e një) lekë, të përballohet nga shuma, në të njëjtën vlerë, që do të paguajë Korporata Energjetike Shqiptare (KESH), në buxhetin e shtetit, në një llogari të veçantë.
4. Kryerja e pagesave për personat përfitues do të bëhet sipas procedurave, që do të përcaktohen me udhëzim të përbashkët të ministrit të Financave dhe të ministrit të Brendshëm.
5. Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Brendshme, këshilli i qarkut Shkodër dhe këshilli i qarkut Lezhë, prefekti i qarkut Shkodër dhe prefekti i qarkut Lezhë, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
17/03/2010
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA