Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 dhe 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të nenit 13, të ligjit nr.10190, datë 26.11.2009, “Për buxhetin e vitit 2010”, dhe të neneve 31, pika 1, dhe 32, shkronja “a”, të ligjit nr.8756, datë. 26.3.2001, “Për emergjencat civile”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Bashkisë Krujë të qarkut të Durrësit, për zbatimin e projekteve emergjente, që lidhen me marrjen e masave rehabilituese dhe mbrojtëse nga fatkeqësi të ndryshme, në buxhetin e vitit 2010, t`i jepet fondi financiar prej 10 140 000 (dhjetë milionë e njëqind e dyzet mijë) lekësh, i ndarë, si më poshtë vijon:

a)  5 820 000 (pesë milionë e tetëqind e njëzet mijë) lekë, për zbatimin e projektit emergjent të ndërtimit të murit mbrojtës, në rrugën “Varosh”, lagja nr.1 e kësaj bashkie.
b) 4 320 000 (katër milionë e treqind e njëzet mijë) lekë, për zbatimin e projektit emergjent të rikonstruksionit të rrugës së shkollës 9 – vjeçare nr.2, si dhe për ndërtimin e mureve mbrojtëse anës kësaj rruge.

2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.

3. Ngarkohen ministri i Financave, ministri i Brendshëm, prefekti i qarkut të Durrësit dhe bashkia Krujë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA


10/03/2010

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim