VENDIM PËR HAPJEN E PËRFAQËSISË DIPLOMATIKE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KUVAJT, SHTETI I KUVAJTIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 1, të nenit 15, të ligjit nr.9095, datë 3.7.2003, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, dhe të ligjit nr.10190, datë 26.11.2009, “Për buxhetin e vitit 2010”, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Hapjen e përfaqësisë diplomatike të Republikës së Shqipërisë në Kuvajt, Shteti i Kuvajtit.
2. Shpenzimet për hapjen e kësaj përfaqësie, të përballohen nga buxheti i vitit 2010, miratuar për Ministrinë e Punëve të Jashtme.
3. Ngarkohet Ministria e Punëve të Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
03/03/2010
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA