Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ligjit nr.10190, datë 26.11.2009, “Për buxhetin e vitit 2010”, dhe të ligjit nr.8756, datë 26.3.2001, “Për emergjencat civile”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Komunës Paskuqan të qarkut të Tiranës, në buxhetin e vitit 2010, t’i jepet një  fond financiar shtesë prej 18 000 000 (tetëmbëdhjetë milionë) lekësh, për zbatimin e projektit emergjent, “Rrëshqitja te varrezat në Paskuqan’’, për marrjen e masave rehabilituese dhe mbrojtëse.

2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.

3. Ngarkohen ministri i Financave, ministri i Brendshëm, prefekti i qarkut të Tiranës dhe komuna Paskuqan e qarkut të Tiranës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA
03/03/2010

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim