Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 5, të nenit 200, të ligjit nr.7961, datë 12. 7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Përfaqësuesit e organizatave të punëmarrësve dhe të punëdhënësve në Këshillin Kombëtar të Punës të jenë, si më poshtë vijon:
A. Për organizatat e punëmarrësve:
a) Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të
Shqipërisë (BSPSH) 3 anëtarë, 3 kandidatë;
b) Konfederata e Sindikatave të
Shqipërise (KSSH) 3 anëtarë, 3 kandidatë;
c) Unioni i Sindikatave të Punonjësve
të Shqipërisë (USPSH) 1 anëtar , 1 kandidat;
ç) Sindikata e Punonjësve të Naftës
të Shqipërisë (SPNSH) 1 anëtar, 1 kandidat;
d) Federata e Sindikatave të Arsimit
dhe Shkencës (FSASH) 1 anëtar, 1 kandidat;
dh) Sindikata e Pavarur e Arsimit
të Shqipërisë (SPASH) 1 anëtar, 1 kandidat.
B. Për organizatat e punëdhënësve:
a) Këshilli i Organizatave të Punëdhënësve
të Shqipërisë (KOPSH) 2 anëtarë, 2 kandidatë;
b) Konfederata e Këshillave të Organizatave
të Punëdhënësve (KOP) 2 anëtarë, 2 kandidatë;
c) Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë
(SHNSH) 2 anëtarë, 2 kandidatë;
ç) Dhoma Kombëtare e Prodhuesve të
Veshjeve (DHKPV) 1 anëtar, 1 kandidat;
d) Konfederata e Industrialistëve të
Shqipërisë (Konfindustria Shqiptare) 1 anëtar, 1 kandidat;
dh) Bashkimi i Investitorëve dhe Industrialistëve
të Shqipërisë (BI&ISH) 1 anëtar, 1 kandidat;
e) Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar (KASH) 1 anëtar, 1 kandidat.
2. Emërimi i anëtarëve dhe kandidatëve të Këshillit Kombëtar të Punës bëhet nga ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, me propozimin e organizatave të punëmarrësve dhe të punëdhënësve.
3. Vendimi nr.477, datë 12.7.2006, i Këshillit të Ministrave, “Për caktimin e numrit të përfaqësuesve të organizatave të punëmarrësve dhe të punëdhënësve në Këshillin Kombëtar të Punës”, shfuqizohet.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
24/02/2010
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA