V E N D I M

PËR

NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2010, MIRATUAR PËR MINISTRINË E SHËNDETËSISË, PËR MBULIMIN E PJESSHËM TË SHPENZIMEVE TË KURIMIT TË Z. SIMON LUSHAJ, NË TURQI

Nё mbёshtetje tё nenit 100 tё Kushtetutёs, të neneve 5 e 45, të ligjit  nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, si dhe të ligjit nr.10190, datë 26.11.2009, “Për buxhetin e vitit 2010”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Ministrisë së Shëndetësisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2010, në zërin “Shpenzime operative”, t’i shtohet fondi prej 879 240 (tetëqind e shtatëdhjetë e nëntë mijë e dyqind e dyzet) lekësh, për mbulimin e shpenzimeve të kurimit të z. Simon Lushaj, në Turqi.

2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit.

3. Pagesa të bëhet kundrejt paraqitjes së faturave origjinale të institucionit shëndetësor.

4. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA
24/02/2010

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim