V E N D I M PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.88, DATË 15.2.2006, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E PËRBËRJES STRUKTURORE DHE SHPËRBLIMIN E KËSHILLIT KOMBËTAR TË SPORTIT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 9, të ligjit nr.9376, datë 21.4.2005, “Për sportin”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Pika 1, e vendimit nr.88, datë 15.2.2006, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“1. Miratimin e përbërjes strukturore të Këshillit Kombëtar të Sportit, i cili të kryesohet nga zëvendësministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe në përbërje të ketë 14 anëtarë, si më poshtë vijon:
– Zëvendësministrin e Financave anëtar;
– Zëvendësministrin e Arsimit dhe Shkencës anëtar;
– Zëvendësministrin e Shendetësisë anëtar;
– Zëvendësministrin e Brendshëm
– Zëvendësministrin e Ekonomisë, Tregtisë
dhe Energjetikës
– Drejtorin e Sportit, në Ministrinë eTurizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve,
– Presidentin e Komitetit Olimpik Shqiptar
– Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit
– Rektorin e Akademisë së Edukimit Fizik
dhe Sporteve “Vojo Kushi”
– Tri personalitete me kontribut të shquar në fushën e sportit
– Përfaqësuesin e medias sportive
– Përfaqësuesin e shoqatës së personave me aftësi të kufizuara
– Një specialist të Drejtorisë së Sportit, në
Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, anëtar;
anëtar;
anëtar;
anëtar;
anëtar;
anëtar;
anëtarë;
anëtar;
anëtar;
sekretar/koordinator.
Personalitetet me kontribut të shquar në fushën e sportit, përfaqësuesi i medias sportive dhe përfaqësuesi i shoqatës së personave me aftësi të kufizuar emërohen nga ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, sipas propozimeve të organizatave sportive kombëtare.”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
17/02/2010
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA