Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor të Republikës së Shqipërisë”, dhe të nenit 13, të ligjit nr.10190, datë 26.11.2009, “Për buxhetin e vitit 2010”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Ministrisë së Financave, në buxhetin e miratuar për vitin 2010, t’i shtohet fondi 18 348 300 (tetëmbëdhjetë milionë e treqind e dyzet e tetë mijë e treqind) lekë, për kryerjen e rikonstruksionit të Akademisë së Trajnimeve të Administratës Tatimore dhe Doganore.

2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit të vitit 2010.

3. Ngarkohet Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky  vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
17/02/2010

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim