Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të ligjit nr.10190, datë 26.11.2009,  “Për buxhetin e vitit 2010”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.     Institutit të Statistikave, në buxhetin e miratuar për vitin 2010, t’i shtohet fondi  39 200 000 (tridhjetë e nëntë milionë e dyqind mijë) lekë, për kryerjen e rikonstruksionit të mjediseve të punës, që ky institucion ka në administrim.

 

2.     Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit.

 

3.     Ngarkohen Ministria e Financave dhe Instituti i Statistikave për zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

 

K R Y E M I N I S T R I

 

 

SALI   BERISHA
27/01/2010

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim